Horror në SHBA, arrestohen pasi përdhunonin nipërit dhe fëmijët e tyre
Një skandal pedofilie ka tronditur sërish Shtetet e Bashkuara. Një burrë me katër djemtë e tij akuzohen për përdhunim të gjashtë nipërve dhe fëmijëve të tyre. Sipas zyrtarëve, fëmijët e vegjël shkruanin në letra se çfarë kishte ndodhur dhe i fshehnin në tokën e fermës. E gjitha kjo histori u zbulua kur një 26-vjeçare shkoi në polici për të treguar se ishte viktimë e përdhunimit nga i ati, nga xhaxhallarët dhe nga gjyshi i saj. Katër motrat dhe vëllai i saj po bashkëpunojnë me policinë.