TI: Në Shqipëri korrupsioni shënon rritje
Raporti i fundit i Transparency International për Korrupsionin i cili u bë publik sot në Tiranë e rendit Shqipërinë 10 vende më poshtë se vitin e kaluar. Krahasuar me vendte e rajonit Shqipëria lë pas vetëm Bosnjë Hercegovinën. Sipas drejtuesit të zyrës lokale të Transparency International, zbatimi i strategjisë antikorrupsion nga ana e qeverisë, reformimi i gjyqësorit dhe dalja nga praktikat e mosndëshkimit ligjor të rasteve korruptive mbeten sfida serioze për politikën dhe pushtetun gjyqësor. Korrespondenti ynë Armand Mero njofton nga Tirana.