Sa i keq Tahiri kryeson politikën disfatiste
Të mos kesh asnjë dhunti për të bërë politikë, nuk është më një kusht i domosdoshëm, sot duhet të jesh si Sa i keq Tahiri. Një i ftohur në tajaren e PS-së. Poshtë e më poshtë është mikro-profili i një aksidenti gjenetik të diktaturës dhe i paditurisë foshnjore të një politikani made in Edi Rama. Sa i keq ky Sajmir Tahiri kur flet me kompetencën e perceptimeve. Dukshëm edhe perceptimet janë kompetencë e atyre që dëgjojnë zëra nga lart... Mjerisht nuk i mjafton të jetë një deputet qumështor i mbetur në tentativë, si çdo produk tjetër i katastro-politikës, por për t’iu dukur Edvinit se po punon, hap kamaren e vet politike dhe me gjuhën e bigëzuar përgojon me dëshirë vampireske të gjithë personalitetet që janë për lirën e demokracinë, çka bie ndesh me aspiratat tiranike të Edvinit. Mjerisht për Tahir-Sajmirin, ai shfaqet një tahir i vërtetë, teksa merr e bën politikë katastrofiste përbaltosëse vetëm e vetëm për të kënaqur sutakun dhe poturet e Sheikut të Bashkisë. Merr raporte organizatash joqeveritare sikur të jenë fjalë të dhëna në malin e Sinait. Kujton se janë raportet e fondacionit “Qemal Stafa” që i dërgonte tek sekretari i partisë populiste Edi Rama. Pse nuk sqaron se është raport i bazuar në perceptimin e korrupsionit në Shqipëri? Dhe kur them “perceptim”, është sikur të thuash kam ndjesinë se një gjë është, po nuk e faktoj dot me letra. Është e vërtetë se ka korrupsion në Shqipëri, siç ka në të gjithë vendet e botës, është gjithashtu e vërtetë se ne e kemi pak më të lartë se vendet e BE-së, por të akuzosh për këtë një qeveri të angazhuar kundër korrupsionit monstroz, të instaluar nga qeveritë socialiste gjatë viteve të qeverisjes 1997-2005, është disi si tepër. Është shumë tepër për të mos thënë jashtë çdo logjike normale. Epo reagimi duhet të jetë i tipit: “Korrupsionin nuk ua solla unë, atë e gjeta midis jush socialistë”! Problemi i perceptimit të korrupsionit është pikë së pari çështje metode më shumë se çështje e thelbit të fenomenit. Në duhet të përshtasim metodat europiane të ndjekjes së korrupsionit në realitetin shqiptar dhe jo t’i marrim nga anonimë Tirane, që i dërgojnë të dhënat si t’ua perceptojë rradakja. Por nga ana tjetër jemi mësuar me këtë dhunë verbale që na ofrohet çdo ditë në bahçen e selisë së Edi Ramës, këtij xhihadisti të medias shqiptare. Pasi nuk i mjaftoi t’i blejë më leje e licenca, me troje e hapësira publike, tashmë po sulmon jo më me këpucë, por me çorapet gjobvënëse. Sa i keq Tahiri është një kukull barbi, e futur nga dritarja në politikë, sepse është prodhimi i dëshirave perceptuese të shefit të tij politik. Ai e harxhoi pjesën kryesorë të jetës së vet pseudopolitike, duke pyetur lart e poshtë për Qemal Stafën, pasi s’dinte asgjë për të dhe shefi i vet ia kishte vënë havale në shpinë. S’e dimë se sa informacione ka mërrë deri më tani, por gazeta është gati t’i ofrojë edhe të tjera dokumente, që ta iluminojë Saikeq Tahirin për gjëmat që tentonte të bënte Qemal Stafa e celulat e tjera terroriste e komuniste së bashku, gjatë viteve të para të Luftës së Dytë Botërore.
Kthehemi tek tema e gëlbazës së djeshme politike të Saikeq Tahirit. Indeksi i perceptimit të korrupsionit është një thikë me dy presa për PS, pasi organizata Transparency International mat perceptimin që kanë qytetarët në raport me institucionet e vendit dhe një prej tyre janë bashkitë, të cilat në pjesën më të madhe janë të drejtuara nga socialistë si Tirana, Durrësi, Vlora, Korça etj. Ne nuk e dimë sesi matet perceptimi i Organizatës, pasi kjo është pak "transparency?", por jemi në gjendje të themi se në raport me qeveritë socialiste, perceptimi ka rënë dukshëm, edhe pse matjet bëhen për një vit kohor, që nuk do të thotë se krahasojnw realisht gjendjen e korrupsionit në një vend. Me një fjalë mund të themi se “Transparency International” tenton të masë integritetin e zyrtarëve e qeverive dhe distancën që ata krijojnë nga interesi publik. Duhet thënë nga ana tjetër, se kjo qendër, e njohur për ekspertizën e saj në këtë fushë, nivelin e korrupsionit të vendeve të ndryshme nuk e mat direkt, as me ekspertizën e vet e as me ndonjë aparat a mekanizëm laboratori. Në këtë dokument, ashtu si edhe në raportin e ngjashëm vjetor që TI prodhon mbi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, matja e korrupsionit bëhet indirekt: me anë të deklarimeve që bën vetë publiku vendas. Pra vendet këtu, janë vlerësuar e renditur jo sipas asaj se ç’mendojnë ekspertët e TI mbi përhapjen e korrupsionit në Shqipëri, por të atyre që i dërgojnë nga Shqipëria këto të dhënë monstruoze. Nuk po paragjykojmw punët e TIA në Shqipëri, por të kenë edhe ata pak transparencë në media, në opinionit publik sesi bëhet matja. Po, nejse. Por këta nuk i shpjegon as TIA e as Sa i keq Tahiri që ka misionin për t’i qepur qeverisë dhe mediave afër qeverisë çdo lloj akuzash vetëm për të prodhuar politikë. Është e qartë strategjia e tymit gebëlsian për të sharë shumë se diçka do të mbetet. Edi Rama posa ka hyrë në politikën zyrtare të PS-së dhe e ka nisur me nekropolitikën, me fatkeqësitë dhe banalitet ordinere që u ndodhin sejmenëve të tij.
...