Buxheti 2011 fondi i zgjedhjeve lokale caktohet 701 milione leke
Ervin KOCI - Zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem do te kene nje fature prej 701 milione lekesh te cilat do ti jepen Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nga buxheti i shtetit per tua ndare partive politike. Ne pasqyrat e ndarjes se shpenzimeve per buxhetin e vitit qe vjen Ministria e Financave ka ndare edhe fondin e posacem i cili do ti akordohet KQZ-se per procesin zgjedhor. Por nga sa mesohet ky fond nuk do te jete perfundimtar pasi ne cdo rast atij mund ti shtohet edhe nje fondi i ri shtese nga fondet e kontigjencave nese fushata do te kete nevoje per me teper shpenzime. Qeveria ne buxhetin e vitit 2011 parashikon te shpenzoje rreth 409 miliarde leke ndersa planifikon te realizoje te ardhura ne masen rreth 362 miliarde leke. Sipas relacionit shpjegues te projektbuxhetit te vitit te ardhshem te bere publik nga Ministria e Financave deficiti ne kete menyre mes te ardhurave dhe shpenzimeve do te mbetet ne nivele te larta prej 468 miliarde lekesh. Qeveria parashikon te shpenzoje nje fond te konsiderueshem prej rreth 500 milione lekesh per financimin e rrugeve si dhe do te ndjeke nje politike sociale per rritjen e metejshme te pagave dhe pensioneve.
Fondet e rrugeve
Ministria e Puneve Publike do te perfitoje pjesen me te madhe te fondeve te parashikuara per investime. Per vitin 2011 ajo do te perfitoje 44 miliarde leke ose rreth 53.8 per qind te totalit te investimeve publike. Ne projektbuxhetin 2011 parashikohet qe 55.6 e investimeve publike per kete ministri do te jene investime me financim te brendshem. Ajo qe ze pjesen me te madhe te financimit te huaj me rreth 50.9 te totalit do te jete kryesisht me projekte per ndertim rrugesh.
Politika tatimore
Qeveria do te ndjeke nje politike lehtesuese sa i perket sektoreve sensitive si shendetesia ulja e evazionit fiskal riatdhesimi i kapitalit ne Shqiperi si dhe miradministrimi tatimor. Ne kete drejtim do te sherbeje rishikimi i nivelit te akcizes per cigaret e cila planifikohet te rritet nga 50 leke ne 70 leke/paketa. Efekti pozitiv ne te ardhurat e buxhetit te shtetit pritet te jete rreth 2.8 miliarde leke per vitin 2011. Norma te reduktuara pritet te kete sistemi shendetesor per TVSH-ne e barnave dhe sherbimeve shendetesore nga 20 ne 10. Efekti do te jete rreth 1.7 miliarde leke. Rishikimi i niveleve te tarifes doganore me ulje per disa produkte per zbatimin e angazhimeve te Shqiperise gjate anetaresimit ne OBT-se do te sjelle nje efekt shume te vogel. Me konkretisht te ardhurat totale do te jene 362.2 miliarde leke me nje rritje prej 8.6 per qind kundrejt buxhetit te rishikuar te vitit 2010. Nga ku te ardhurat nga tatimet e doganat do te jene 256.1 miliarde leke me rritje prej 11.5 per qind te ardhurat nga kontributet 59.3 miliarde leke me rritje prej 10.1 per qind.
Buxheti vendor
Buxheti vendor per vitin 2011 eshte 31.772 milione leke nga te cilat granti i pakushtezuar nga buxheti qendror eshte 14.472 milione leke dhe shpenzimet jane parashikuar ne masen 31.772 milione leke. Parashikimi per te ardhurat nga pushteti lokal per vitin 2011 eshte 17.3 miliarde leke me rritje prej 11.8 per qind.
Borxhi publik
Nder objektivat kryesore te politikes fiskale permenden reduktimi i nivelit te borxhit publik ne 54 per qind te PBB-se ne vitin 2013. Ndersa per vitin 2011 objektivi eshte per nje reduktim te borxhit publik ne nivelin 59 per qind te PBB-se nga 59.5 per qind qe vleresohet per vitin 2010. Misioni i FMN-se i kerkoi qeverise pak dite me pare qe te reduktonte kete nivel te borxhit dhe te mbante nen kontroll shpenzimet. Borxhi ka arritur ne nje pike kritike ndaj qeveria duhet te ule deficitin fiskal ne vitin 2011 ne 2.5 per qind te PBB-se.
Shkurt
Ish-pronaret dhe ish-te perndjekurit nga 2 miliarde leke kompensim
Qeveria ka lene ne dispozicion te ish-pronareve nje fond prej 2 miliarde lekesh ashtu sic ishte parashikuar edhe ne programin buxhetor afatmesem. Sipas te dhenave te projektbuxhetit 2011 te ardhurat gjithsej per kompensimin e ish-pronareve jane 2 miliarde leke nga te cilat 600 milione leke do te transferohen nga buxheti dhe 1.400 miliarde leke jane parashikuar nga te ardhurat e tjera. Ne kete ze mund te perfshihen te ardhurat qe krijon vete Agjencia e Kompensimit dhe Kthimit te Pronave si institucioni pergjegjes per te kryer kete proces apo si rezultat i realizimit te procesit te legalizimit. Kompensimi i ish-pronareve eshte nje proces qe pritet te vijoje deri ne vitin 2013 sipas ligjit per kompensimin e prones dhe ka filluar qe prej vitit 2005. Edhe per demshperblimin e ish-te perndjekurve qeveria ka planifikuar ne projektbuxhetin e vitit te ardhshem nje fond prej 2 miliarde lekesh te reja. Ne vitin 2012 kjo shume parashikohet te rritet nga 2 ne 3 miliarde leke.
Ish-ushtaraket mbi 550 milione leke me shume se vjet
Pas miratimit te ligjit per dhenien e perfitimeve te ish-ushtarakeve ne shtator te ketij viti qeveria do te vijoje mbeshtetjen me te ardhura per Institutin e Sigurimeve Shoqerore per perfitimet suplementare te kesaj kategorie. Projekti i vitit 2011 per kete skeme parashikon nje volum transfertash prej 5.472 milione lekesh me nje rritje te shpenzimeve me mbi 550 milione leke me shume se ne vitin 2010 e per pasoje edhe financimet nga buxheti per kete skeme jane rritur ne keto nivele. Sipas relacionit te Ministrise se Financave kjo vjen pasi keto trajtime jane financime te drejtperdrejta buxhetore dhe kontributet qe paguhen jane minimale e mbulojne vetem 2 per qind te shpenzimeve. Per vitin 2010 vetem per zbatimin e statusit te ushtarakut dhe te policive ne pergjithesi transfertat nga buxheti i shtetit ne buxhetin e ISSH-se perllogariten 7.042 milione leke dhe numri i perfituesve eshte rreth 20 mije persona.
Rritja e pensioneve nga 5 deri ne 10 per qind
Rritja e pensioneve do te vijoje edhe gjate vitit 2011. Sipas relacionit te Ministrise se Financave nje nga objektivat e rendesishem ne fushen e pensioneve eshte politika e rikuperimit total te efekteve te inflacionit ne masen e pensioneve individuale rritja e tyre ne perqindje me te larte se ai indeks ne funksion te permiresimit te kushteve te jeteses se pensionisteve ne pergjithesi. Keshtu synohet rritja me ritme te shpejta te pensioneve te uleta e minimale me synimin qe pensionet minimale te plotesojne kerkesat dhe nevojat jetike te pensionisteve duke vazhduar qe politikat e pensioneve te mbeten nje faktor i rendesishem i reduktimit te varferise. Ne vitin 2011 pensionet parashikohen te rriten nga 5 deri ne 10. Gjithashtu edhe perfitimet e tjera nga programe te vecanta te qeverise apo te statuseve do te indeksohen sipas zhvillimit te indeksit te cmimeve apo sipas mases se indeksimit te pensioneve per ato kategori qe parashikohen me ligj - thekson projektbuxheti.
Shpenzimet nga buxheti i shtetit 409 miliarde leke
Ne Nga 2 miliarde leke projektin e vitit te ardhshem qeveria ka parashikuar nje nivel shpenzimesh prej 409 miliarde lekesh te reja. Me konkretisht keto shpenzime ndahen ne shpenzime korrente prej 240 754 milione lekesh shpenzime kapitale prej 81 743 milione lekesh te reja. Fondi rezerve per vitin e ardhshem eshte parashikuar ne masen 1 500 milione leke fondi i kontingjences per ruajtjen e deficitit eshte 4 865 milione leke te reja dhe fondi per rritjen e pagave dhe pensioneve eshte 3 533 milione leke te reja. Sa i perket numrit te punonjesve organik per vitin e ardhshem do te jete 89 300 persona. Per vitin 2011 nuk do te miratohet asnje ndryshim ne strukturat organike te njesive te qeverisjes qendrore me efekte financiare shtese ne koston e personelit me perjashtim te institucioneve te reja te krijuara me ligj - theksohet ne projektbuxhet.
8 Nentor 2010