Meta me fasonistet Certifikatat ISO jane si pasaportat e reja biometrike
Shtate kompani qe operojne ne sektorin fason ne qarkun e Beratit kane marre certifikatat ISO 90012008 te cilat u jane shperndare nga kreu i Ministrise se Ekonomise Ilir Meta. Gjate fjales se tij pershendetese Meta vleresoi punen e kompanive per te arritur standardet nderkombetare e cila tashme shperblehet edhe me njohjen e cilesise se tyre permes certifikatave ISO. Ju pergezoj per kete perpjekje teper serioze e mjaft ambicioze dhe dua te theksoj se tashme produktet tuaja te shoqeruara me certifikatat ISO jane si ceshtja e pasaportave biometrike per qytetaret shqiptare. Jo vetem qytetaret tane te levizim lirshem por edhe produktet tuaja njekohesisht te levizin dhe te konkurrojne ne menyren me dinjitoze ne tregjet europiane tha Meta. Ai vleresoi mbi te gjitha rendesine qe ka sektori fason per ekonomine shqiptare si persa i perket punesimit ashtu edhe rritjes se eksporteve. Kontributi i industrise fason eshte shume i ndjeshem per ekonomine tone pasi eksportet tuaja drejt tregut europian i kalojne 200 milione euro duke dhene mbi 30 per qind te eksporteve shqiptare. Por mbi te gjitha do te theksoja edhe peshen e madhe sociale qe mbajne keto biznese sidomos ne drejtim te punesimit te rreth 80-90 grave dhe vajzave shqiptare tha ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Ne kete kuader ai garantoi mbeshtetje te plote nga ana e ministrise qe ai drejton si dhe qeverise ne pergjithesi ne menyre qe sektori i fasoneve te behet sa me konkurrues ne tregjet rajonale dhe globale. Meta nenvizoi se ngritja e agjencise se investimeve AIDA pjese e te ciles eshte bere tashme edhe sektori fason permes nje perfaqesuesi eshte mjaft e rendesishme per te degjuar grupet e interesit mbi cdo vendimmarrje. Jam i bindur se perfaqesimi i shoqates se fasonisteve ne bordin e Agjencise se Investimeve dhe Zhvillimit deshmon rendesine qe qeveria shqiptare i kushton partneritetit me shoqaten e fasonisteve lidhur me vendimmarrjet e ardhshme tha Meta. Ai nuk harroi te falenderonte edhe kontributin e donatoreve te rendesishem te ketij sektori sikurse eshte USAID me Rritje Albania GTZ-ja ne mbeshtetje te sektorit te konfeksioneve kooperacioni italian permes kredive te buta per SME-te. jane certifikatat ISO
ISO 9000 eshte nje grup standardesh per sistemin e menaxhimit te cilesise qe vleresohen dhe percaktohen nga Organizata Nderkombetare per Standardizim. ISO 90002008 eshte nje certifikate qe leshohet nga kjo organizate per kompanite te cilat kane permbushur standardet e percaktuara si nderkombetare