Te ardhurat per pension sa paguajne te punesuarit ne shtet dhe ne privat
Te ardhurat e Institutit te Sigurimeve Shoqerore per vitin 2011 parashikohet te pesojne nje rritje me 4.7 miliarde leke krahasuar me 2010-en. Sipas projektbuxhetit te vitit te ardhshem ne total ISSH-ja programon 51.2 miliarde leke te ardhura shumica e te cilave vijne nga sigurimet e detyrueshme dhe vetem nje pjese shume modeste nga kontributet e sigurimeve suplementare. Rritja prej 4.7 miliarde lekesh sipas buxhetit justifikohet me futjen e kontribuesve te rinj ne skeme dhe ulja e evazionit cka do te kontribuojne me 2.8 miliarde leke. Ndersa 1.8 miliarde leke te tjera pritet qe te vijne si efekt i rritjes se pages mesatare mbi te cilen paguhen kontributet. Struktura e te ardhurave te ISSH-se per vitin e ardhshem programon 17 miliarde leke te ardhura nga kontributet e subjekteve buxhetore ku perfshihen kategoria e te punesuarve ne sektorin publik dhe ne organet e pushtetit vendor. Ne total jane 131 mije persona. Te ardhurat nga subjektet jobuxhetore programohen ne nivelin e realizimit te pritshem te vitit 2010. Buxheti parashikon nje renie te te ardhurave per kete kategori per shkak te privatizimeve por ulja e te ardhurave mbulohet me efektet e rritjes se bazes se pages mesatare mbi te cilen mbahen kontributet. Te ardhurat nga subjektet private programohen ne shumen 28.6 miliarde leke me nje rritje 5 miliarde leke krahasuar me 2010-en. Te ardhurat nga sigurimi per te vetepunesuarit ne bujqesi sigurimet vullnetare te cilat administrohen nga ISSH parashikohen 2.7 miliarde leke. Keto kontribute aktualisht zene vetem 5.4 per qind te te ardhurave te fondit ne total.