Buxheti 2011 ushtria do te rishperndaje fondet
Ushtria shqiptare do te kete nje shperndarje te re te fondeve per vitin 2011 duke u nisur nga objektivat e vendit pas anetaresimit ne NATO. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami do te jete diten e hene ne Komisionin Parlamentar te Sigurise ku do te raportoje mbi shpenzimin e buxhetit per kete dikaster per vitin e ardhshem. Prioritet do te jete modernizimi i Forcave te Armatosura blerjeve te pajisjeve te reja si dhe kontributi i Shqiperise me forca te armatosura jashte vendit. Ndryshe nga ministrite e tjera Imami pritet te shpjegoje para deputeteve menyren e re te shpenzimit te buxhetit per vitin e ardhshem. Ne kuader te detyrimeve pas anetaresimit ne NATO buxheti per mbrojtjen ka ardhur ne rritje per te kapur shifren e 2 per qind te PBB-se.