E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Sterheqim trupa nga Afganistani

/ /

Kreu i qeverise tha se ne kete takim ne mbyllje te samitit Presidenti Obama shprehu interes per reformat dhe zhvillimin e tyre ne Shqiperi si dhe per potencialin e Shqiperise ne energji dhe vecanerisht ne turizem. Une u takova ketu me pothuajse te gjithe personalitetet me te larta. Pata nje bisede te shkurter dhe shume te perzemert me Presidentin Obama i cili tregoi interes te vecante se pari per reformat dhe arritjet e tyre ne Shqiperi dhe se dyti per cfare ofron Shqiperia dhe cilat jane potencialet e saj energjike ekonomike dhe turistike. Sepse une e njoha Presidentin Obama me faktin se Shqiperia nga nje vend qe nuk ekzistonte ne harten e turizmit boteror kete vit ka marre afro 3.5 milione turiste. Dhe ai pati vleresimin me te madh deklaroi Berisha. Ne mbyllje te samitit te NATO-s i vleresuar si historik Berisha u shpreh se Shqiperia mbeshtet konceptin e ri strategjik te aleances. Ky koncept parashikon reforma dhe riorganizim te strukturave ushtarake dhe civile te saj parashikon perqendrim me te madh ne rreziqet me kryesore percakton terrorizmin kiberterrorizmin problemet e energjise dhe natyrisht rrezikun nuklear si nje nga rreziqet e medha me te cilat Aleanca me e fuqishme e koherave do mund te perballet tha ai. I pyetur me tej per terheqjen e trupave nga Afganistani kryeministri u shpreh se Shqiperia do te vijoje te qendroje ne Afganistan. Me tej ai u shpreh se nuk do te pakesohen fondet per forcat e armatosura te vendit. Shqiperia nuk terhiqet nga Afganistani. Atje eshte se bashku me Aleancen dhe do te qendroje per sa kohe te jete nevoja. Perkundrazi Shqiperia do te shqyrtoje qe gjate viteve qe vijne te mund te rrise dhe kontributin e saj civil ne kete vend i cili ka nje rendesi te jashtezakonshme per paqen stabilitetin ne bote dhe luften kunder terrorizmit shtoi Berisha.
Kosova
Ne perfundim te punimeve te Samitit te NATO-s kreret e shteteve dhe qeverive te vendeve anetare te Aleances miratuan deklaraten perfundimtare te ketij Samiti ku ne nje paragraf te vecante u kushtohet vemendje zhvillimeve ne Kosove. Ne te nuk kerkohet terheqje trupash nga Kosova ndersa theksohet se i bejme thirrje Serbise qe te mbeshtese perpjekjet e metejshme drejt konsolidimit te paqes dhe stabilitetit ne Kosove. Merkel e Sarkozi vizite ne Shqiperi

Kryeministri Sali Berisha u shpreh se pret ne vizita zyrtare ne Shqiperi kancelaren gjermane Angela Merkel si dhe Presidentin francez Sarkozi. Une u takova me kancelaren Merkel dhe me te diskutuam problemet e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian si dhe viziten e saj te ardhshme ne Shqiperi. Me Presidentin Sarkozi diskutuam per viziten e tij te ardhshme ne Shqiperi dhe Presidenti mbetet i vendosur te realizoje kete vizite ashtu sikunder edhe kancelarja Merkel tha Berisha. Ai u shpreh se pati edhe nje bisede te shkurter me kryeministrin britanik Cameroon kryeministrin spanjoll Zapatero si dhe me kryeministrin italian Silvio Berluskoni. Adriatik 5 Shqiperia kontribut per rajonin

Ne vijim te punimeve te Samitit te NATO-s ne Lisbone u zhvillua nje takim i kryetareve te qeverive dhe shteteve te vendeve te Kartes se Adriatikut A5 si kryeministri Berisha Presidenti i Kroacise z. Ivo Josipovic Presidenti i Maqedonise z. Georgy Ivanov Presidenti i Bosnje Hercegovines z. Nebojsa Radmanovic dhe kryeministri i Malit te Zi z. Milo Dukanovic. Gjate takimit u ritheksua vendosmeria e vendeve te Kartes se Adriatikut A5 per te zgjeruar dhe thelluar me tej bashkepunimin ne fushen e mbrojtjes por edhe ne fusha te tjera perfshire edhe zgjerimin e kontributit te perbashket ne kuader te misioneve te NATO-s ne Afganistan thuhet ne njoftim. Miratohet plani antirakete 273 milione dollare i Presidentit Barak Obama

Udheheqesit e 28 vendeve te NATO-s miratojne planin e mbrojtjes antirakete te propozuar nga Presidentit amerikan Barak Obama. E cilesuar si nje fitore ne politiken e tij te jashtme Europa tashme do te kete nje mbrojtje antirakete qe do te kushtoje mese 273 milione dollare. Per here te pare ne kemi rene dakord te zhvillojme nje sistem mbrojtes nga raketat qe eshte mjaft i fuqishem per te mbrojtur te gjithe popullaten e vendeve europiane te NATO-s si dhe te Shteteve te Bashkuara tha Obama. NATO miratoi edhe strategjine e re te mbrojtjes duke i kushtuar vemendje edhe luftes kunder krimeve me te sofistikuara ne planet. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Andres Fogh Rasmusen tha se do ti kerkoje Rusise e cila e kundershtoi fillimisht idene e mbrojtjes europiane nga raketat te bashkepunojne ne kete projekt. Rasmusen e cilesoi kete nje nga takimet me te rendesishem te nivelit te larte ne historine 61-vjecare te NATO-s. Ne do te zhvillojme kapacitete moderne per tu mbrojtur nga kercenimet moderne. Ne do te kemi nje fillim te ri ne marredheniet me Rusine duke synuar te ndertojme nje partneritet strategjik tha ai. NATO-ja ka ne plan tu jape fund operacioneve te luftimit ne Afganistan aty nga fundi i vitit 2014 dhe te vazhdoje misionet e saj stervitore dhe humanitare edhe me tej.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›