VANGJEL TAVOTregoj biseden e ashper me Ramen
INTERVISTE EKSLUZIVE/ Deputeti i Gjirokastres thyen heshtjen pas largimit nga PS e kalimit te LSI. Vangjel Tavo zbulon te verteten e tij per takimin e fundit te 27 tetorit me kryetarin e socialisteve Ka qene bisede e tensionuar por edhe jashte caqeve te lejuara qofte edhe midis rrugecerve. Rama u terhoq nga fletet e votimit per te rimarre Bashkine e Tiranes. Reagimi per deklaratat e Finos Ai i njeh mire tenderat kur ishte minister nuk firmoste asnje fond po te mos merrte 10
Qe nga letra e tij e pare e bere publike me 3 tetor ku lajmeronte distancimin nga grupi parlamentar i PS-se per shkak te problemeve ne PS e Gjirokastres dhe ne pritje te nje reagimi nga lidershipi i PS per to Tavo nuk preferoi te fliste publikisht ne asnje media per ti dhene mundesi kreut socialist te degjonte dhe te njihej me problematiken qe ai ngrinte. Dhe pse nje grup pune i kryesuar nga Gramoz Ruci dhe Blendi Klosi shkoi ne Gjirokaster per te pare gjendjen ne vend asnje permiresim nuk u pa ne degen socialiste te qytetit jugor. Ne 23 tetor permes nje deklarate pas nje takimi me kryetare socialiste te komunave te Gjirokastres Tavo i kerkoi nje reagim Edi Rames deri ne fund te tetorit duke vendosur dhe kater kushte per tu permbushur ne funksion te nje zgjidhje. Ne vend te nje zgjidhjeje Rama i kerkoi Vangjel Tavos nje takim personal me 27 tetor ne nje nga lokalet ne qender te Tiranes. Te pranishmit ne lokal pohuan se biseda ka qene shume e tensionuar madje ka qene Tavo qe eshte larguar i pari nga tavolina. Ne 30 tetor ai deklaron bashkimin e tij me grupin parlamentar te LSI-se duke deklaruar se ishte nje perpjekje per te mbetur socialist. Ne intervisten e tij te pare qe prej artikulimit te akuzave per uzurpim te Partise Socialiste nga njerez qe shohin vetem interesin e vet personal Tavo i cileson brrockulla akuzat per shitje te tij ndersa akuzon deputetin Fino se eshte ai qe eshte marre vazhdimisht me tendera dhe perfitime. Vangjel Tavo tregon se ne takimin e fundit qe kishte me Edi Ramen ka pasur presione direkte dhe indirekte prej tij permes nje gjuhe jonormale per te mos u larguar nga grupi parlamentar i Partise Socialiste.
Zoti Tavo kryetari socialist Edi Rama gjate nje interviste televizive ka shprehur neveri per aktin tuaj te largimit nga PS duke mbeshtetur deklaraten e deputetit Fino per tender me mandatin tuaj. Keni nje reagim ndaj ketyre deklaratave
Se pari sa i perket Bashkim Finos Bashkimi eshte nga ata ministra qe mbahet mend per te gjithe kryetaret e bashkive dhe komunave te asaj kohe si ministri i 10 i cili pa marre 10 prej tyre nuk i firmoste asnje fond pushtetit vendor. Se dyti zoti Fino e ka shume mire te qarte se Vangjel Tavo eshte zgjedhur per here te peste ne te njejten zone elektorale pa e ndryshuar ndersa zoti Fino eshte debuar nga socialistet e Kucoves dhe i detyruar nga ky largim u be tender per te marre nje pozicion te sigurt per kandidat per deputet ne Lushnje ne sekondat e fundit te berjes se listes pasi nuk ishte fare ne listat e Rames. Pra dua te them se zoti Fino i njeh mire tenderat dhe smund te me akuzoje mua per tendera. Se treti zoti Fino eshte gjirokastrit ashtu sic jam edhe une. Vete Gjirokastra e njeh se kush eshte e njeh se cfare background-i ka dhe pse u be kryeminister me miratimin e Sali Berishes president ne ate kohe dhe po te doje une e thashe qe ne fillim se jam kandiduar dhe kam fituar pese here ne zonen time ndersa Fino nuk guxon te kandidoje ne Gjirokaster sepse e di sesa vota mund te marre.
Keni nje pergjigje ndaj akuzes se bere nga kreu socialist
Persa i perket pohimit te mbremshem te zotit Rama ne mbeshtetje te deklarates se zotit Fino une nuk kam cte shtoj tjeter. Mund te them se kjo eshte nje hile e radhes e Edi Rames. Nuk ka pse te kujtohet tani pas 45 ditesh zoti Rama pasi kishte plot kohe qe ta thoshte nje gje te tille nese do te ishte e vertete. Ai ka dale dhe ka deklaruar tri here per largimin tim dhe asnjehere nuk ka thene nje gje te tille vecse mbreme pas 45 ditesh. Kete gje ai e ben per te vetmen arsye qe te justifikoje gjendjen e PS ne Gjirokaster. Perpiqet te thote brrockulla te tilla per te justifikuar gjendjen qe po i del jashte kontrollit ne PS-ne e Gjirokastres dhe per te mbrojtur mikun e tij kryetar bashkie dhe ndertues zotin Flamur Bime. Zoti Rama foli mbreme per vota te vjedhura nderkohe qe njerezit qe shiten zgjedhjet ne Gjirokaster dhe une e kam theksuar ne deklaraten e largimit tim nga grupi parlamentar i PS qe zgjedhjet ne Gjirokaster nuk na jane vjedhur por na jane shitur nga njerezit tane. Nderkohe qe keta njerez qe kane shitur zgjedhjet ne Gjirokaster dhe qe zoti Rama e di shume mire sot per cudi jane bashkepunetoret e tij me te ngushte.
Ka arsye te tjera qe ju shtyne ju te largoheni nga Partia Socialiste
Une i kam bere publike arsyet e mia nga PS dhe absolutisht nuk ekziston asnje arsye dhe asnje shkak tjeter pervec atyre qe kam deklaruar publikisht. Te gjitha shkaqet e tjera jane ne trurin e semure nese do te me lejohej te flisja edhe si mjek te Edi Rames i cili eshte mjeshter per pazare. Une jam i zgjedhur per here te peste dhe po te isha une ai qe beja pazare do te kisha bere me pare pazare kur me eshte dhene mundesia here te tjera ne Parlamentin shqiptar dhe zoti Rama e di shume mire kete pasi isha une qe i kerkova te tregonte kujdes sepse po vinin oferta ndaj deputeteve me rastin e zgjedhjes se presidentit. Nderkohe qe une pazaret nuk i kam bere per besnikeri ndaj kryetarit te PS-se sepse ky ka qene dhe vazhdon te jete karakteri im si qytetar dhe si socialist qe kam qene jam dhe do te mbetem pavaresisht se jam larguar nga PS per arsyet qe une i kam shprehur publikisht dhe mund te them se nuk eshte aspak me shume socialist Edi Rama sesa Vangjel Tavo. E dyta do doja te them se eshte mire qe zoti Rama te na tregoje ne keto momente se cfare koncesioni kerkon te beje per te rimarre Bashkine e Tiranes duke u terhequr nga ceshtja e fleteve te votimit gje qe per nje vit e gjysme socialistet kane ngelur rrugeve neper protesta dhe duke tradhtuar te gjithe socialistet shqiptare.
Ju keni pasur nje takim koke me koke me zotin Rama para largimit perfundimtar tuajin nga PS ku besoj se keni parashtruar per here te fundit pretendimet tuaja per ate cka po ndodh ne PS e Gjirokastres. Keni kerkuar ju ne ate takim post apo privilegje ne PS apo ju ka ofruar zoti Rama dicka per te mos u larguar nga Partia Socialiste per shkak te numrave te brishte ne Parlament
Per ta perseritur edhe njehere ceshtja e parave jane brrockulla te zotit Rama i cili do me cdo kusht do te justifikoje largimin tim nga PS sepse ne nje fare menyre ne fund te fundit pergjegjesia bie mbi lidershipin e PS-se per moszgjidhjen e krizes ne PS e Gjirokastres dhe per largimin tim nga PS. Jo vetem qe nuk ka por as mund te me shkoje ne mendje se mund te kete ndonjehere ne vizionin tim ne idete e mia apo ne karakterin tim qe une mund ti futem pazareve si deputet i parlamentit shqiptar. Ju thashe edhe njehere qe jane shpifje shpifje shpifje dhe asgje tjeter. Une e kam takuar zotin Rama eshte e vertete per te diskutuar me kryetarin e partise pavaresisht se une isha larguar nga grupi parlamentar dhe isha i pavarur. Ishte dite e merkure 27 tetor dhe para se ta takoja zotin Rama sinqerisht isha i emocionuar ne nje fare menyre jo se do takoja thjesht zotin Rama por se do te me jepej mundesia ne kete takim qe mengjesin e te nesermes une te gjendesha perseri ne deren e Partise Socialiste. Sepse une ne ate parti jam rritur jam bere per here te pare deputet i PS ne moshen 25-vjecare keshtu qe nuk mund te ndahesha kollaj nga PS. Megjithate une prisja te gjeja mirekuptim tek zoti Rama per kerkesat e mia te cilat ai i quan kushte. Nuk ishin kushte ishin kerkesa qe do te ctensinonin situaten ne PS e Gjirokastres dhe mua realisht do te me kthenin ne PS. Por ne vend qe te gjeja nje mirekuptim te tille une tek zoti Rama gjeta nje njeri qe ishte i parapergatitur per te me bere presion dhe duke menduar se nga presioni une do te beja prapa dhe te tradhtoja shoket e mi te idealit socialistee e vertete gjirokastrite..
..Presione te cfare forme keni pasur nga zoti Rama
Kam pasur presione direkte dhe indirekte te cilat nuk do te doja te ishin objekt i kesaj interviste por mund tju them se eshte perdorur gjuhe qe per zotin Rama mund te jete e zakonshme dhe normale por per mua nuk eshte e zakonshme gjuha e rrugecerve te rruges. Bile i thashe zotit Rama se me vjen shume keq se erdha ne takim me mendje per te zgjidhur problemet e PS dhe nuk prisja te me flisnit me kete menyre. Nese me keni thirrur per kete atehere me falni mua me lejoni te largohem dhe u ngrita nga tavolina u largova duke e lene aty ne lokal.
shte folur ne ambiente te ngushta se ky takim mes jush ka qene shume i tensionuar
Ka qene bisede jo vetem e tensionuar por dhe jashte caqeve te lejuara qofte edhe midis rrugecerve. Me ate njeri nuk behet fjale te kete komunikim. Une ia kam thene balle per balle qe eshte aksident. Ti je aksident per Partine Socialiste. Ti nuk mund te quhesh socialist ti ke ardhur ne PS per ta shkaterruar PS ky eshte mision yt
Si eshte pritur kalimi tek LSI-ja nga elektorati i zones suaj
Une nuk pres qe reagimi i momentit i elektoratit socialist gjirokastrit te jete qe ne fillim pozitiv. Do te thosha qe shumica e njerezve te cilet une i kam takuar deri sot qe flasim jane te qarte per arsyet e largimit tim dhe perpjekjet qe une bera per te zgjidhur problemet te cilat mbeten te njejta ne PS e Gjirokastres. Prandaj kemi edhe sot reagime prej socialisteve te Gjirokastres ne adrese te lidershipit te PS per zgjidhjen e krizes ne kete dege. Une jam i bindur se shume shpejt edhe ata njerez qe jane skeptike per largimin tim nga PS do ta mirekuptojne veprimin tim sepse jam i bindur se edhe ata qe nuk i kane kuptuar arsyet e verteta do ti kuptojne shume shpejt sepse do te gjejne tek kryetari i PS-se nje njeri i cili nuk do tia dije shume per PS por mendon me teper te marre Bashkine e Tiranes apo ndonje bashki tjeter per te rregulluar ndonje shokun e vet qe mund te jete sponsor i fushatave.
Ka pasur komente ne media sikur ju kishit bere pazare apo premtime qe te merrnit postin e ministrit te Shendetesise. I konfirmoni keto biseda dhe oferta
Ne radhe te pare une nuk kam qene ne Shqiperi kur jane bere keto komente ne media. Nuk jam kontaktuar nga njeri nuk kam folur me njeri dhe nuk kam pasur asnjehere gjate gjithe karrieres sime politike ambicie per ndonje pozicion tjeter pervec ketij te deputetit te zgjedhur nga vota e elektoratit im qe me ka mbeshtetur dhe vazhdoj ta mbeshtes pavaresisht pozicionit aktual qe kam gjetur per te vazhduar ne mbrojtje te ideve te mia te majta dhe elektoratin tim ne Parlamentin shqiptar.
Fino akuza te forta ndaj Tavos
Deputeti socialist Bashkim Fino akuzoi nje jave me pare kolegun e tij Vangjel Tavo se e ktheu mandatin e deputetit ne nje tender te hapur. Sipas tij nuk mundet qe deputetet te levizin ne drejtime te paditura. Problemet qe thote Tavo ekzistojne por ne cdo parti ka probleme. Me vjen keq qe Tavo mandatin e tij e ka lene ne nje tender te hapur deri tek kryetari i Partise Socialiste. Ikja e nje deputeti nga maxhoranca dhe ardhja ne opozite eshte trimeri. Por blerja tek opozita eshte me e thjeshte prandaj them qe eshte tender i hapur deklaroi deputeti i Partise Socialiste Bashkim Fino. Ai theksoi se votat nuk jane individuale por jane te socialisteve. Sipas tij problemet qe ngriti Tavo ishin probleme parimore por qe ti zgjidhesh ato nuk duhen vendosur kushte dhe ultimatume. Rama per largimin e Tavos
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjate nje interviste televizive i pyetur nese deputeti socialist Vangjel Tavo e ka shitur mandatin e tij u shpreh se ndiente neveri per veprimin e deputetit. Une kam neveri per aktin e Vangjel Tavos dhe nuk shoh asnje arsye per te thene me shume sesa fjalen neveri u shpreh ai. Por kreu socialist ka pohuar me pergjigjen e tij deklaratat e meparshme te nje tjeter deputeti socialist Bashkim Fino se mandati i Tavos ishte hedhur ne tender. Bashkim Fino ka te drejte per kete dhe shume gjera te tjera vazhdoi Rama ne pergjigje te pyetjes se bere nga gazetari Alfred Peza lidhur me ofertat ne shuma te medha qe mund te kete pasur ndaj deputetit socialist i cili u largua nga grupi parlamentar i PS-se ndersa shtoi se votat e atyre qe votuan Tavon nuk mund te shiten.
ARISTIR LUMEZI