E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Ftoj Edin ne gjirin e Lalzit ta qeras me ngjale te fresket

/ /

Ndersa e ftoi kreun socialist ne gjirin e Lalzit atje ku socialistet e akuzojne per nje vile ne pronesi te tij Meta i kerkoi selise roze ti drejtohen institucioneve qe merren me kontrollin dhe hetimin e pasurise. Une nuk kam bere asnje akuze per pasurine e askujt tjeter ne gjithe karrieren time politike. Une nuk jam ketu per tu marre as me fjale as me shpifje as me denigrime por as me te verteta per te cilat nuk kam une pse te merrem si politikan por mund te merret ILDKP-ja ose KLSH-ja. Mund te merret prokuroria apo edhe Europoli Interpoli ose organizma te tjera te specializuara ne kete drejtim. Ndaj lidhur me akuzat qe kane bere ndaj meje dua te shpreh vetem keqardhje.
Jeta ime eshte publike dhe une jetoj kudo i rrethuar nga njerezit qytetaret dhe komshinjte. Une i ftoj ti drejtohen zyrtarisht ILDKP-se prokurorise Interpolit te ndjekin te gjitha rruget zyrtare ndersa per kete gjirin e Lalzit une e pres ne cdo kohe Edin atje dhe ai ne cdo kohe do ta gjeje nje ngjale te fresket sepse ju e dini qe une jam bujar dhe zemren e kam te gjere u shpreh Meta ne pergjigje te akuzave te PS-se per pasurine e tij. Kete deklarate ministri i Ekonomise e beri gjate nje komunikimi me mediat ne zyren e tij. Kreu i LSI-se tha dje se nuk i mban meri Rames pse nuk e ftoi ne dasmen e tij dhe pse i kishte derguar per urim nje tufe te madhe me lule. Une nuk kam asnje gje personale me te. Ai nuk me ftoi ne dasme por ju e dini qe une i cova buqeten me te madhe dhe me te bukur me lule. Dhe kete mund ta konfirmoje edhe kusheriri i Fidelit qe eshte dhe kusheriri im i cili ia dorezoi solemnisht. Keshtu qe nuk kam asgje personale absolutisht u shpreh Meta. Nderkaq zv.krye-ministri i kerkoi drejtuesve te PS-se te sqarojne qendrimin e tyre sot ndaj Dritan Priftit te cilin e kishin akuzuar si ministrin me te korruptuar te qeverise. Nderkohe ata mund te merren me pasurine time dhe me pasurine e kujt te duan por nje pergjigje le tia japin opinionit publik dhe sidomos nderkombetareve te cilet i furnizuan per gjashte muaj rresht me akuzat me te medha per pasurine e nje ish-ministri dhe per korrupsion sipas tyre te nje ish-ministri. Nuk kane lene adrese e-maili apo numer faksi pa ia derguar akuzat e tyre dhe qe me pas u perpoqen ta paraqesin si nje hero ne luften kunder korrupsionit u shpreh Meta. PS Meta te jape shpjegime per pasurine e tij

Partia Socialiste vazhdoi edhe dje akuzat ndaj zv.kryeministrit per pasurine e tij. Deputeti i qarkut te Fierit Pirro Lutaj i kerkoi Ilir Metes te jape sqarime rreth pasurise se tij ne zona te ndryshme te vendit. Ndonese kemi pare gjate vitit te fundit se Ilir Meta ka qene teper i zellshem per te sulmuar opoziten duke i sherbyer ne menyre mjerane Sali Berishes qe nga dita e djeshme Ilir Meta hesht dhe ka frike ti pergjigjet nje pyetje shume te thjeshte Si eshte e mundur qe permes politikes te pasurohesh me shume se permes biznesit Si ka mundesi qe duke qene deputet apo minister te kesh prona anembane si rralle biznesmene te tjere Perse Ilir Meta hesht dhe cfare ka per te thene per shtepine ne Bllok mu ne zemer te Tiranes apo per vilen ne gjirin e Lalzit ku edhe ullinjte qe ka mbjelle ne kopshtin e saj i ka transportuar me helikopter u shpreh deputeti socialist.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›