E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2012, Basha: Fond i veçantë, për studentët e shkëlqyer

Tiranë- Buxheti i ri i Bashkisë së Tiranës u prezantua nga kreu i saj, Lulzim Basha në njësinë numër 3 në kryeqytet. Kryebashkiaku Basha ka prezantuar para banorëve të njësisë numër 3 projektet që parashikohen në buxhetin 2012 për këtë zonë.

Sipas Bashës në buxhet parashikohet rikualifikim urban, rikonstruksion rrjetesh, rrugësh, çerdhësh dhe shkollash.

Tre rikualifikime urbane me një sipërfare prej afro 17 hektarësh, ndërtimin e kanalit nga rruga Vali Popi deri tek rruga Marie Kraja, rikonstruksionin e rrugës Bajram Çela, rikonstruksionin e një kopshti, rikonstruksionin e një çerdhe dhe rikonstruksionin e plotë të shkollës Niket Dardani, u shpreh Basha.

Ndërsa një fond i posaçëm është planifikuar në buxhet, për nxënësit që mbarojnë me rezultate të shkëlqyera.

Për vitin shkollor 2001-2012 ne kemi planifikuar për buxhetin në vitin 2012 një fond prej 64 milionë lekësh  për 1730 për nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe 380 nxënës të shkollave të mesme me nota 10. Kemi parashikuar një fond prej 14 milionë lekësh për të njëjtin qëllim për pagesën e periudhës 15 prill-qershor 2011, pagesë e cila nuk u krye nga Bashkia., tha Basha.

Ditën e mërkurë pr/buxheti për njësinë numër 3 do ti paraqitet Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Pr/buxheti i bashkisë, Basha: Rritje e investimeve, reduktim i shpenzimeve Tiranë- Buxheti 2012 i Bashkisë së Tiranës parashikon më shumë...
  2. Pr/buxheti 2012, Basha konsultime me banorët e njësisë 11 Tiranë- Projekt buxheti i Bashkisë së Tiranës është bërë pjesë...
  3. Buxheti 2012, Shqipëria nuk respekton kushtet e NATO-s Tiranë- Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, e detyron këtë të...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›