E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti 2012, Shkurtohen fondet për turizmin, drejtësinë, rrugët dhe SHISH

SHKRUAN: Sabina Veizaj 09-11-2011 11:23

Buxheti i 2012 parashikon më pak fonde për Presidentin, SHISH, transportet, integrimin, turizmin, drejtësinë etj. Ja si ka ndryshuar buxheti në favor të institucioneve për vitin që vjen

Për vitin që vjen, për disa institucione fondet janë shkurtuar ndjeshëm nga sa ishin programuar për këtë vit. Duke iu referuar buxhetit të institucioneve, në total për 2012-ën u akordohen 902 336 mln lekë më shumë se buxheti i rishikuar i vitit 2011. Institucionit të Presidentit, buxheti 2012 i ka shkurtuar 5 250 mln lekë. Duke iu referuar tabelave ilustruese krahasuese të buxhetit të shtetit, institucioni i Presidentit kishte në buxhetin e rishikuar të 2011-ës një shumë prej 164 000 mln lekësh, ndërsa për 2012-ën është menduar një shumë prej 158 750 mln lekësh. Ndërsa qeveria, pavarësisht debateve dhe ankesave të një viti më parë nga Shërbimi Informativ Shtetëror për një buxhet të varfër, ka vazhduar edhe këtë vit të planifikojë një buxhet më të vogël se ai i rishikuari i 2011-ës për këtë institucion. SHISH, për 2012-ën parashikohet të ketë 2 500 mln lekë më pak se në buxhetin e rishikuar të 2011-ës. Institucionet që janë prekur nga shkurtimet e buxhetit për 2012-ën janë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me 606 094 mln lekë, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, me 3 402 075 mld lekë, Ministria e Financave me 110 410 mln lekë, Ministria e Drejtësisë me 70 150 mln lekë, Ministria e Punëve të Jashtme me 3 061 mln lekë; Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka pësuar një shkurtim buxheti prej 2 629 mln lekësh. Edhe Akademia e Shkencës, ashtu si edhe një vit më parë ka pësuar shkurtim. Buxheti i 2012-ës për Akademinë e Shkencave është 1681 mln lekë më pak se buxheti i rishikuar i 2011-ës. Institucione të tjera që kanë pësuar shkurtim buxheti për 2012-ën janë” Kontrolli i Lartë i Shtetit me 6 045 mln lekë, Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor me 2 597 mln lekë, Gjykata Kushtetuese me 3 781 mln lekë, partitë politike me15 000 mln lekë, Avokati i Popullit me 2 259 mln lekë, Inspektorati i Lartë i Kontrollit të Deklarimit të Pasurive me 1889 mln lekë, Ministria e Integrimit me 3 542 mln lekë, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit me 57 mln lekë, Avokati i Prokurimeve me1670 mln, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me 9,23 mln lekë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me 650 298 mln lekë,

dhe Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit me 2 417 mln lekë. Ndërsa ndër institucionet që kanë përfituar nga rritja e buxhetit për 2012-ën janë sektorët që qeveria ka shpallur si prioritet të programit të vet: Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë etj. Vetë Këshilli i Ministrave do të ketë për 2012-ën një buxhet të shtuar prej 34 363 mln lekësh. Edhe Institucioni i Pavarur i Prokurorisë do të ketë një rritje të buxhetit për 2012-ën me 79 622 mln lekë.

Buxheti i institucioneve

Viti 2012 Viti 2011 Diferenca

Presidenca 158,750 164,000-

Kuvendi 1,246,000 1,145,900

Këshilli Ministrave 415,263 380,900

Ministria e Energjetikës 2,305,985 2,258,360

Ministria e Bujqësisë, 6,781,293 6,418,300

Ministria e Transportit 42,412,194 45,814,269 - 3, 402, 075

Ministria e Financave 7,213,956 7,324,366 - 110,410

Ministria e Arsimit 38,930,136 38,304,809

Ministria e Turizmit 2,454,545 3,104,843 -650,298

Ministria e Shëndetësisë 29,114,408 28,774,944

Ministria e Drejtësisë 5,795,428 5,865,578 - 70,150

Ministria e Punëve të Jashtme 2,160,455 2,163,516 -3,061

Ministria e Brendshme 16,570,333 15,622,841

Ministria e Mbrojtjes 19,910,246 19,864,500

Shërbimi Informativ Shtetëror 1,300,000 1,302,500 -2.500

Drejtoria e Radio-Televizionit 402,000 380,229

Drejtoria e Arkivave 167,171 169,800 -2,629

Akademia e Shkencës 79,819 81,500 -1,681

Kontrolli i Lartë i Shtetit 260,086 266,131 -6,045

Ministria e Punës 53,485,759 50,201,000

Ministria e Mjedisit 2,304,348 1,784,071

Prokuroria e Përgjithshme 1,807,622 1,728,000

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor 1,773,403 1,776,000 -2,597

Gjykata Kushtetuese 97,628 101,409 -3,781

Agjencia Telegrafike Shqiptare 90,627 90,490

Partitë politike 200,000 215,000 -15,000

Instituti Statistikës 429,940 1,389,000

Shkolla e Magjistraturës 52,594 52,416

Fondi i Zhvillimit Shqiptar 8,300,000 8,212,000

Qendra Kombëtare e Kinematografisë 102,963 101,474

Këshilli i Lartë i Drejtësisë 83,205 82,300

Avokati i Popullit 80,211 82,470 -2,259

Komisioni i Shërbimit Civil 42,758 42,758

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 94,106 700,200 -60,094

Inspektorati i Kontrollit të Pasurive 87,720 89,609 -1,889

Autoriteti i Konkurrencës 160,134 159,379

Ministria e Integrimit 330,346 333,888 -3,542

Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit 13,479 13,536 -57

Avokati i Prokurimeve 24,170 25,840 -167

Institucione të tjera qeveritare 1,526,454 1,282,706

Mbështetje për Shoqërinë Civile 94,792 91,440

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave 43,177 44,100 -923

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi 41,606 33,430

Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit 30,583 33,000 -2,417

TOTALI 248,975,138 248,072,802

Buxheti 2012, ish-pronarët dhe të përndjekurit 3.5 miliardë lekë

Për vitin që vjen qeveria ka vënë në dispozicion nëpërmjet projekt-buxhetit 2012, rreth 3.5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve dhe ish- të përndjekurve politikë. Shuma është e ndarë në 1.7 miliardë lekë për ish-të përndjekurit dhe 1.8 miliardë lekë për ish-pronarët. Të dhënat e draft-buxhetit në Ministrinë e Financave, të cilat kanë marrë miratimin e qeverisë, kanë kaluar dje në Kuvend. Me buxhetin e rishikuar të këtij viti fondi për kompensimin e pronarëve ishte në po këtë masë, pra 1.7 miliardë lekë, ndërsa fondi për kompensimin e ish-të përndjekurve ishte 1.4 miliardë lekë. Kriteret e propozuara, sipas burimeve nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), mësohet se është vendosur kualifikimi i përfituesve që nuk kanë përfituar më parë kompensim financiar apo dhe fizik. Kjo është një procedurë e ndjekur në 6 vitet e shkuara. Ndërsa në rast se sërish do të duhet renditja e kritereve të tjera, në fuqi do të qëndrojë dhe kushti që ata ish-pronarë që do të përfitojnë kompensim në të holla të mos kenë përfituar prej kompensimit të 200 m2 të dhënë deri tani. Për ish-të përndjekurit, edhe për vitin 2012 do të jetë një fond në dispozicion për kompensimin e kësaj shtrese, rreth 1.7 miliardë lekë ose rreth 300 milionë lekë më shumë se buxheti i rishikuar i këtij viti. Aktualisht po vijon ndarja e lekëve për përfituesit e ish-të dënuarve politikë. Qeveria ka miratuar listat zyrtare me emrat e ish-të përndjekurve dhe është në proces të një liste të re. Ndarja e parave të kompensimit ka nisur për listat e viteve 2009, 2010 dhe 2011 me një pjesë të përfitimit, e cila derdhet në llogarinë bankare të hapur nga vetë i interesuari.

1.7 miliardë për ish-të përndjekurit

1.8 miliardë lekë për ish-pronarët

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›