E Diel, 1 Nëntor 2026

Emërimi, Ilir Kadia këshilltari i Berishës për Marrëdhëniet me Publikun

TIRANË Në fund të konferencës së djeshme për shtyp, kryeministri Sali Berisha prezantoi edhe anëtarin më të ri të kabinetit të tij, gazetarin e njohur Ilir Kadia. Ky i fundit do të mbajë pozicionin e këshilltarit për Marrëdhëniet me Publikun. “Ilir Kadia është një nga publicistët dhe gazetarët shqiptarë më të shquar, me një eksperiencë shumë të pasur në radion më të madhe në botë të lajmeve dhe komunikimit, BBC. Unë jam shumë i kënaqur që zoti Kadia i bashkëngjitet ekipit tonë dhe jam i bindur se do të ketë një kontribut real në marrëdhëniet publike të Kryeministrit të vendit me qytetarët. Dua t’i uroj suksese në detyrën që merr”, - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›