Buxheti 2012 në Kom. Ligjeve, Halimi: I mjaftueshëm, Prokuroria: Pak investime
TIRANË- Në Komisionin e Ligjeve kanë nisur diskutimet për buxhetin e vitit 2012-të. Në fjalën e tij ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi e ka cilësuar atë si buxhet të mjaftueshëm, në kuadër të të cilit do bëhet e mundur “reformimi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive”, sic tha Halimi.
Po sipas tij, me anë të këtij buxheti do bëhen të mundura inspektimet për regjistrimin e pasurive online´, si dhe sistemi i përmbarimit privat.
Ministri i Drejtësisë theksoi më tej, se gjatë vitit 2012-të do mundësohet instalimi i plotë i kamerave në gjykata.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e prokurorisë e kanë kundërshtuar buxhetin, duke thënë se “janë ulur investimet dhe është pakësuar fondi për shpërblimet”.
(ma.ar/BalkanWeb)