E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2012, shqyrtohet sot nen për nen

TIRANE- Pas shqyrtimit në komisionet parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë sot nen për nen projektbuxhetin e shtetit 2012.

Më 25 nëntor buxheti është miratuar në parim me votat e maxhorancës pas një seance maratone, ku opozita u shpreh kundër.

Menjëherë pas miratimit me konsensus të kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 6-23 dhjetor 2011, në rendin e ditës qëndron Projektligj Për buxhetin e vitit 2012. (shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)).

Në seancën e ditës së sotme është parashikuar të votohet edhe ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›