Liri Berisha duhet të bëjë transparencë për fondacionin e vet
Tre dite me pare, nje prej miqve te mi me shkruajti:
“Dje ishte “Mbremja e Bamiresise” se Fondacionit “Femijet Shqiptare” qe drejtohet nga Liri Berisha. Mund te jene mbledhur rreth 800.000 Euro ne emer te bamiresise. Prenotimi ishte 6000 Euro per cift. Nje tavoline kishte 5 cifte. Gjithsej ishin 22 tavolina. Plus jane shitur piktura me qellim mbledhjen e fondeve te tjera duke marre rreth 368.000 Euro. Nje pikture e Alush Shimes pershembull qe vlente 1000 Euro u shit 15.000 Euro. Biznesmeni N, sapo hyri ne salle pa e pare fare e bleu nje pikture per 30.000 Euro. Dje ka qene nate qe te linte me goje hapur”.
Jam perpjekur gjate ketyre dy diteve te mesoj me shume dhe kam mesuar!
Gjithashtu prita dhe nje reagim te Fondacionit, publik dhe te vertete, lidhur me shifrat te bera publike dhe ne shtyp.
POR NUK KA! AS NGA LIRI BERISHA DHE AS NGA AUTORITET FISKALE NE KETE VEND!
Si deputet i Komisionit te Ekonomise ne Kuvendin e Shqiperise dua te di:
Nga autoritetet fiskale;
A JANE TE VERTETA SHIFRAT E MESIPERME? A KANE DETYRIME FISKALE PA PAGUAR NE TATIME E DOGANA PJESMARRESIT NE “MBREMJE” DHE SA JANE?
Si shtetas i ketij vendi dua te di:
Nga Liri Berisha;
SA ESHTE BUXHETI NE 7 VITE I FONDACIONIT TE SAJ? CILET JANE DONATORET NE 7 VITE TE KETIJ BUXHETI? SI FUNKSIONON SKEMA E MBLEDHJES SE PARAVE? CILET JANE PJESMARRESIT NE 7 VITE TE “MBREMJEVE” TE SAJ? SA PARA JANE MBLEDHUR NE CDO MBREMJE? CFARE ESHTE BERE ME PARATE?
Hillari Klinton, ne mesazhin e saj diten e Pavaresise se Shqiperise, i kujtoi shqiptareve se “JU DUHET NJE QEVERISJE TRANSPARENTE”!!
