Buxheti 2013 Berisha Rritja e pagave dhe pensioneve prioritet
Kryeministri, Sali Berisha i ka drejtuar një tjetër thirrje kryetarit të opozitës, Edi rama për t’u ulur në tryezë për të diskutuar mbi 3 ligjet e KE për marrjen e statusit në dhjetor.
“Përfitoj nga rasti ti bëj apel zotit Rama që në një akt përgjegjësie të lartë të frymëzuar nga përpjekjet e shqiptarëve që sollën këtë vend në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, të takohemi në çdo kohë dhe në çdo vend për të diskutuar për tre ligjet që kërkon KE për rekomandimin final për statusin e vendit kandidat. Unë jam disponibël deri në ora 24:00 të kësaj dite, të takohemi të vendosim dhe të shqyrtojmë çdo propozim, amendament lidhur me ligjet që duhet ti votojmë në parlament. Gjykoj se këtë votim e presin të gjithë shqiptarët”, vuri në dukje, Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë.
Në gjykimin e kreut të ekzekutivit asnjë çështje nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me ligjet prej të cilave varet statusi i vendit kandidat. “Rama mendon se bllokimi i ligjeve dhe për rrjedhojë bllokimi i statusit do të dëmtojë kundërshtarin e tij. Për qarkun e Fierit, duhet që çështja të gjykohet në themel, ose të ndërmerret mocioni nga ana e këshilltarëve. Nuk duhet që kurrsesi kjo çështje të pengojë integrimin. Uroj që këto pak orë që kanë mbetur të sjellë reflektimin e PS-së”, vlerësoi Berisha.
Buxheti i vitit 2013
Gjatë kësaj mbledhje, kreu i qeverisë u ndal dhe në projekt buxhetin për vitin 2013, duke e vlerësuar atë si më të madhin në historinë e vendit. “Shqipëria paraqet buxhetin më të madh në histori. Dëshira do të ishte që të ishte disa herë më i madh, por në kulmin e krizës të kesh një buxhet prej 409 miliardë lekë, është sukses. Kjo shifër përkthehet në krijimin e vendeve të punës, rritjes së fuqisë blerëse, rritje e rrogave dhe e pensioneve”, deklaroi Berisha.
Drafti më i rëndësishëm finaciar i vitit u prezantua nga Kryeministri Sali Berisha, ndërsa Ministria e Tranporteve dhe agjencitë e linjës do të menaxhonjë për të tetin vit rradhazi pjesën e luanit me 500 milionë dollarë për të vijuar projektin madhor të asfaltimit të rrugëve në të gjithë vendin. Sipas tij, buxheti është i bazuar në një rritje reale prej 4 për qind në vitin e ardhshëm. “Në këtë buxhet 500 miliard dollarë do të shkojnë për rrugët e vendit. Investimet në rrugë prioritet absolut. Rruga është korridori i zhvillimit, së bashku me shkollën dhe energjinë. Prandaj dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë rrugët ”, veçoi Berisha.
Por njëkohësisht, ndër këto prioritete përfshihen dhe edhe rritja e rrogave dhe pensioneve. Për këtë arsye, Berisha bëri me dije se 1 për qind do të jetë rritja e rrogave për zyrtarët e lartë. Ndërsa rrogat e mesme dhe të ulëta do të rriten dy herë më shumë se inflacioni.
Një pjesë e rëndësishme e sanksionuar në buxhetin e vitit 2013 që pritet të ngjallë diskutime, është edhe niveli i boxhit publik i cili do të luhatet në nivelet 60 deri 62% por pa e prekur shifrën 63 %.
Tashmë pasi mori miratimin e kabinetit qeveritar, buxheti do të ndjekë rrugën e diskutimeve në komisionet kuvendore ndërsa fjala e fundit për të do të jepet nga deputetët me votë në parlament.