Shpata dhe perkrenarja e Skenderbeut ne Muzeun Historik Kombetar

Pas katër shekujsh vijnë ne Shqipëri armët e heroit tone kombëtar. Armet kane mberritur naten vone me traget ne portin e Durrësit dhe paraditen e sotme u transportuan në Muzeun Historik Kombetar. Shpata dhe perkrenarja do te ekspozohen ne pavionin e Skenderbeut ne muze nga data 22 nëntor per nje muaj e gjysme ne kuader te 100 vjetorit te pavaresise. Armet jane pjese e fondit te muzeut te armeve ne vjene. Pas perpjekesh te shumta vijne ne Shqipëri per here te pare per ekspozim.
Armët e Skënderbeut, 422 vjet pasi kanë mbërritur në Vjenë, sipas inventarit më të hershëm që ekziston nga viti 1590, që prej muajit nëntor do të mund të vizitohen nga publiku shqiptar. Kërkesa për të sjellë në Shqipëri armët e Skënderbeut janë bërë disa herë që në kohën e Zogut, së fundi edhe në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Por për shkak të kushteve dhe të mungesës së sigurisë përgjigjet kanë qenë gjithmonë negative.