E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, Qendra Shëndetësore pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike shkakton probleme në shërbimin e pacientëve në qendren shëndetesore të Kamzës. Ilacet që mbahen në frigoriferët e qendrës shëndetësore, rrezikojnë të mos mbahen në temperaturat e duhura dhe të skadojne para aftit të përcaktuar. 

TIRANE- Mungesa e energjisë elektrike shkakton probleme në shërbimin e pacientëve në qendren shëndetesore të Kamzës. Ilacet që mbahen në frigoriferët e qendrës shëndetësore, rrezikojnë të mos mbahen në temperaturat e duhura dhe të skadojne para aftit të përcaktuar. Punonjesit e qendres thonë se gjendia është problematike prej vitesh dhe ata e kanë të vështirë tu shërbejnë pacientëve. Mësohet se kjo qendër është vetëm pak hapa larg Bashkisë dhe Komisariatit të policisë të cilët kanë 24 orë drita.
Kushtet në dhomën e urgjencës dhe dhomat e mjekëve, përvecse nuk plotësojnë të gjitha standardet e një qendre shëndetësore duhet tu shtohet edhe nga mungesa e energjise elektrike. Sipas punonjësve ,mungesa energjisë është një gjë që ndodh shpesh.

(e.n/News24/ Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›