E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti Imami zbardh tek Siguria fondin per ushtrine

Projektbuxheti i parashikuar nga qeveria per Ministrine e Mbrojtjes eshte teresisht i mjaftueshem dhe do te perdoret kryesisht per modernizimin e ushtrise. Keshtu pohoi dje ministri i Mbrojtjes Arben Imami ne Komisionin e Sigurise. Ish-ministri i Mbrojtjes Oketa deklaroi gjate fjales se tij se edhe pse qeveria e ka vleresuar cdo vit buxhetin ndaj ushtrise duke dhene 2 per qind te GDP-se prej dhjete vjetesh nuk eshte harxhuar me shume se 1.5 per qind. Ndaj dhe ulja e buxhetit poshte 2-perqindeshit per kete vit nuk do te vihet re. Por kritikat e opozites i referoi deputeti Ilir Gjoni edhe ky nje ish-minister i Mbrojtjes. Pranohet per here te pare qe 2-perqindeshi i GDP-se tashme eshte nje objektiv qe nuk u pergjigjet kushteve dhe mundesive tona. Kur flasim per nivelin e FA-se themi qe jemi ne standardet e NATO-s por kur vjen puna te trajtimi i ushtarakeve tane behet fjale per nje standard me te ulet - tha Gjoni. Komisioni i Sigurise ka degjuar dje ne nje mbledhje me dyer te mbyllura dhe pretendimet e Sherbimit Informativ Shteteror. Kryetari i SHISH-it Bahri Shaqiri ka kerkuar rritjen e fondit per kete institucion. Pas argumenteve te SHISH-it PD dhe PS kane rene dakord te hartojne nje leter drejtuar Keshillit te Ministrave per plotesimin e kerkesave te SHISH ne masen 100. Ministria e Financave pritet te shtoje ne buxhetin e rishikuar per vitin 2011 rreth 70 milione leke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›