Vizat Berisha Shqiptaret nuk do ta zhgenjejne BE-ne
Kryeministri Sali Berisha ka bindjen e plote se shqiptaret nuk do ta zhgenjejne BE-ne por do te dine te respektojne rregullat e vendosura per levizjen e lire. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te PD-se iu referua dje edhe samitit dyditor te NATO-s ne Lisbone te Portugalise ku takoi te gjithe lideret boterore. Kreu i qeverise njoftoi se ka pasur nje bisede te shkurter me Presidentin amerikan Barack Obama se ka folur me Kancelaren gjermane Angela Merkel Kryeministrin italian Silvio Berlusconi apo Presidentin francez Nikola Sarkozy te cilet i ka njohur me perparimet qe ka bere Shqiperia. Sarkozy dhe Merkel me premtuan se do te vizitojne se shpejti Shqiperine. Une nga ana ime i falenderova per bonusin qe shqiptaret moren me vizat dhe u premtova se nuk do te zhgenjehen pasi shqiptaret nuk do te shkelin kushtet e vendosura nga BE-ja - vuri ne dukje Berisha. Kryeministri theksoi se vizat do te sherbejne per zhvillimin e ekonomise ne vendin tone. Nder te tjera Berisha vleresoi se samiti i Lisbones ishte me i rendesishmi ne 61 vitet e fundit te Aleances. Ky samit miratoi konceptin e ri strategjik te NATO-s qe ristrukturon rolin e kesaj organizate. Koncepti i ri strategjik i NATO-s garanci per asgjesimin e rreziqeve dhe rritjen e sigurise globale - tha Kryeministri. Duke e cilesuar si nje zhvillim shume pozitiv samitin e NATO-s ne Lisbone theksoi se me vendimet e ketij samiti i sherbejne paqes dhe sigurise ne bote. Berisha theksoi se ky samit ishte mjaft i rendesishem edhe per Shqiperine pasi vendi yne merrte pjese per here te pare me te drejta te plota. Samiti NATO-Rusi ishte edhe nje sukses i madh i Presidentit Obama pasi mori vendimet per vendosjen e sistemeve antirakete - theksoi Berisha. Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se vendi yne eshte i gatshem te rrise kontributin e forcave ushtarake ne Afganistan dhe sipas tij Shqiperia do te jete e vendosur te qendroje atje derisa te jete e nevojshme. Kryeministri Berisha gjithashtu theksoi se Shqiperia mbeshtet anetaresimin e vendeve te Ballkanit ne NATO. Samiti i NATO-s ne Lisbone diskutoi edhe per shtetin me te ri ne Ballkan Kosoven duke e vleresuar ate si faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon beri te ditur sot Sali Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se. Eumlshte e rendesishme te theksoj se samiti shprehu vleresim qartesisht pozitiv per Kosoven forcat e saj te sigurise policine e saj duke deshmuar se Aleanca e konsideron Kosoven nje faktor te rendesishem paqeje dhe stabiliteti ne rajon. Sipas Berishes ai vete ne fjalen e tij theksoi rendesine qe vendet e Ballkanit kane per NATO-n si dhe faktin se NATO eshte ende e nevojshme me pranine e saj ne Kosove. Ne fjalen time nder te tjera theksova se Ballkani Perendimor eshte lsquounfinished business per Aleancen se pari per integrimin e vendeve te tjera si anetare ne kete Aleance. Se dyti domosdoshmerine e qendrimit te KFOR-it si shtylle kryesore paqeje dhe stabiliteti. Duke cilesuar Afganistanin si nje vend mik te Shqiperise Kryeministri tha gjithashtu se prania dhe angazhimi i Shqiperise ne Afganistan ne nje nivel te larte ne raport me kapacitetet e tij eshte vleresuar nga anetaret e Aleances dhe se ai ishte angazhuar se qeveria do te zgjeroje me tej pjesemarrjen sikunder do te kontribuoje ne rindertimin e Afganistanit vecanerisht ne fushen e arsimit.