Raporti i BE-se Bregu debate me socialistin Balla
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ishte dje ne seance degjimore ne Komisionin e Integrimit per te folur lidhur me raportin analitik te Bashkimit Evropian per vitin 2010.Duke analizuar me radhe 12 rekomandimet e Komisionit Evropian ministrja Bregu theksoi si shume te rendesishem bashkepunimin e opozites. Sipas saj rekomandimi i pare eshte funksionimi i Kuvendit mbi bazen e dialogut politik duke vijuar me tej me miratimin e ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar apo realizimin e reformave qe po ashtu kerkojne baze ligjore qe duhet te votohet me shumice te cilesuar. Nuk jane rekomandime per qeverine shqiptare por per klimen politike dhe rikthimin ne shina normale te dialogut politik ne vend jane per te funksionuar nje parlament i cili nuk funksionon vetem me debatin e 60-minuteshit nga opozita as me debatin per ligje te caktuara por dhe me voten per ligje te cilat i duhen ketij vendi. Nuk besoj se jeni ndier mire as ju kur ligji per Gjykaten Administrative u refuzua te votohej nga opozita - tha ministrja. Por shpjegimet jane pare si jorealiste nga kryetarja e komisionit Ermelinda Meksi si dhe deputeti socialist Taulant Balla i cili iu rikthye akuzave ndaj Bregut per lidhje te dyshimta te familjareve te saj me njerezit e mafias. Por Bregu i sugjeroi deputetit socialist tu drejtohej organeve te drejtesise dhe te mos bente gjyq ne komisionin parlamentar. Taulant nuk po te drejtohem as zoti Balla sepse ti nuk e meriton se nuk je zoteri te sugjeroj vetem dicka mundohu te respektosh ti institucionet e ketij vendi. Taulant Balla ti nuk je as prokuror as gjykates po nese ti do te behesh pjese e toges se pushkatimit politik ky do te jete mekati yt i pandare ne politike - u pergjigj ministrja.