E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja e Lushnjes Distancohemi nga largimi i Sanxhakut

Pas largimit te kryebashkiakut te Lushnjes Albert Sanxhaku dhe nje pjese te konsiderueshme te anetareve te PS-se se ketij qyteti drejt LSI-se reagoi diten e djeshme Partia Socialiste e Lushnjes me ane te kryetarit te saj Bujar Cela. Sipas tij levizja e Sanxhakut ishte per interesa personale dhe ajo nuk ka te beje fare me bazen socialiste te ketij qyteti. Levizja e Sanxhakut ishte per interesa personale dhe klanore nderkohe qe Partia Socialiste kishte ne plan qe ta kandidonte perseri per te drejtuar njesine vendore - tha Cela. Ne fjalen e tij kreu i bashkise nuk diskutoi aspak per largimet e nje pjese te anetaresise se PS-se se ketij qarku duke u marre thjesht me largimin e kryetarit te bashkise. Diten e diel ne nje konference te perbashket per shtyp me kreun e LSI-se Ilir Meta kryetari i Bashkise se Lushnjes Albert Sanxhaku deklaroi largimin e tij nga PS-ja dhe bashkimin e tij me LSI-ne ku kujtojme se ai ka qene pjese e kesaj force per tu rikthyer serish tashme pas periudhes zhgenjyese qe sipas tij erdhi kur ishte pjese e PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›