Buxheti SHISH Nuk bejme dot punen tone

Ne buxhet sparashikohen dieta e shpenzime per sherbimet qe do te kryhen. Punonjesit te papaguar qe nga maji
Sherbimit inteligjent do ti jepet gjysma e fondeve te kerkuara per aktivitetin normal
TIRAN - Sherbimi Informativ Shteteror do te kryeje vetem gjysmen e detyrave te parashikuara per te per shkak te mungeses se fondeve nga ana e qeverise. Ne raportin e Sherbimit thuhet se me te ardhurat e parashikuara per vitin 2011 ketij institucioni do ti jepet gjysma e fondeve qe ka kerkuar per funksionimin e tij. SHISH ngre alarmin se me fondet qe do te jepen nuk do te mund te garantoje sigurine normale te vendit tone duke e lene te zhveshur perballe rreziqeve qe mund ti kanosen vendit. Ne projektbuxhetin e saj qeveria i ka ulur ketij sherbimi 23 milione leke krahasuar me ate te vitit 2010 qe jane rreth gjysma e fondeve te kerkuara nga ky institucion per vitin 2011. Keto fonde Sherbimi i kishte parashikuar per te paguar detyrat qe punonjesit kane kryer brenda dhe jashte vendit.
Sherbimi Informativ Shteteror ka paraqitur ankesa edhe per pajisjet duke kerkuar fonde me te medha. Shqetesim sipas ketij sherbimi eshte amortizimi i pajisjeve dhe nevoja per blerjen e teknologjive te reja qe do ta benin SHISH te afte per te punuar perballe rrezikut ne rritje edhe si pasoje e avancimit teknologjik. Sipas raportit mungesa nuk lidhet vetem me pajisjet e avancuara por edhe me elementet baze qe perdoren nga ky sherbim ne ruajtjen dhe vezhgimin gjate veprimtarise se tij.
Mungesa e fondeve ka qene nje shqetesim i vazhdueshem i Sherbimit Informativ Kombetar qe eshte ngritur me force edhe ne rishikimin e buxhetit per vitin 2010 si nga kryetari Bahri Shaqiri ashtu edhe nga zevendesi i tij. Ne korrik numri dy i institucionit te Sherbimit Informativ Kombetar Ylli Allushi deklaroi se nje nga detyrat kryesore te Sherbimit Informativ eshte mbledhja e informacioneve ne funksion te sigurise kombetare por ne rast te mungeses se dietave per te derguar punonjesit ne terren detyra nuk mund te plotesohet.
Gjendja veshtiresohet edhe me shume duke pasur parasysh qe prej muajit maj punonjesit e Sherbimit Informativ te cilet dergohen ne terren nuk kane marre edhe pagesat e tyre. Allushi sqaroi se deri ne keto momente punonjesit e SHISH kane marre vetem dokumentacionin per detyrat qe kane bere dhe per shperblimin qe ata duhet te marrin. Duke filluar nga data 1 maji ne nuk paguajme punonjesit qe shkojne me sherbim. Ata firmosin dietat i mbajne ne nje dosje si letra me vlere ne pritje per tu rimbursuar dhe nisur nga fakti qe buxheti do te shkurtohet ata nuk kane per ti marre kete vit por do ti marrin vitin qe vjen - theksoi Allushi.
Mungesa e parave sipas numrit dy te Sherbimit Informativ do te shkaktoje edhe humbjen e kontakteve qe ne gjuhen e sherbimeve sekrete quhen objekte kerkimi. Me projektbuxhetin e ri kjo gjendje duket se do te vazhdoje edhe per vitin e ardhshem 2011. Nenkryetari i SHISH sqaroi se ky sherbim gjate vitit 2010 duhet te realizoje edhe dy detyra shtese por pa dhene detaje te tjera per natyren e tyre. Per kete qellim Sherbimi Informativ Kombetar gjate ketij viti kishte planifikuar per te marre ne pune edhe 50 punonjes te tjere gje e cila nuk eshte pranuar nga Ministria e Financave qe e ka shkurtuar fillimisht ne 24 dhe me pas ne 14. Sipas Allushit nje shkurtim i tille i buxhetit per kete institucion e ben shume te veshtire realizimin e detyrave te planifikuara te cilat mesa duket edhe per vitin e ardhshem 2011 do te mbeten te parealizuara.
DETAJET
SHISH ka ngritur alarmin se me fondet qe do te jepen nuk do te mund te garantoje sigurine normale te vendit tone duke e lene te zhveshur perballe rreziqeve qe mund ti kanosen vendit.
Ne projektbuxhet qeveria i ka ulur ketij sherbimi 23 milione leke krahasuar me ate te vitit 2010 qe jane rreth gjysma e fondeve te kerkuara nga ky institucion per vitin 2011.
Shqetesim sipas ketij sherbimi eshte amortizimi pajisjeve dhe nevoja per blerjen e teknologjive te reja qe do ta benin SHISH te afte per te punuar perballe rrezikut ne rritje edhe si pasoje e avancimit teknologjik.