E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti perplasje te forta per borxhet

Komisioni i Ekonomise miraton mes debateve draftin e qeverise. Pritet vota ne seance

Per Kryeministrin Berisha projektbuxheti i vitit 2011 eshte mundesia e projekteve te medha per rruget ndersa per opoziten eshte buxheti i borxheve te medha.

Dje Komisioni Parlamentar per Ekonomine dhe Financat miratoi ne parim projektligjin per buxhetin e shtetit 2011 i cili parashikon rreth 409 miliarde leke shpenzime ne total. Edhe kesaj here u zhvilluan debate te forta kryesisht per nivelin e borxhit qe per opoziten konsiderohet teper shqetesues. Deputetet e Partise Socialiste ne Komisionin e Ekonomise thone se niveli i borxhit eshte i larte dhe se qeveria duhet te programoje nje deficit me te ulet se 3.5 per qind.

Jemi te shqetesuar per borxhin pasi ai mbartet. Ju nje dite do te ikni nga pushteti dhe borxhi do u mbetet shqiptareve eshte shprehur deputeti socialist Arben Malaj.

Por mazhoranca thote se Shqiperia nuk eshte e rrezikuar nga borxhi. Situata nuk eshte alarmante. Vende si Shqiperia nuk mund te zhvillohen pa borxhe deklaroi deputeti i PD-se Sherefedin Shehu. Por debate te forta ka pasur edhe mbi ate qe quhet borxh i fshehur. Detyrime qe sipas opozites qeverise i kane lindur por nuk i ka paguar.

Nga kerkesa per rimbursim kur ato verifikohen tatimpaguesit i zbriten ne bazen e ligjit qe kemi miratuar ne thote Florjon Mima deputet i PD-se. Buxheti per vitin e ardhshem parashikon nje deficit prej 3.5 per qind te prodhimit te brendshem bruto duke e lene borxhin publik ne nivelin 59 per qind.

Pak dite me pare gazeta Shqip botoi per here te pare borxhin publik te Shqiperise te detajuar duke iu referuar shifrave te ofruara nga Ministria e Financave. Keshtu vendi yne ka nje borxh ne shifren e rreth 5.7 miliarde eurove ku 2.5 miliarde euro u takojne huave qe u kemi vendeve te huaja bankave dhe institucioneve financiare te zhvillimit.

Duke pare statistikat vihej re se Shqiperia u ka borxh 25 shteteve te ndryshme te botes ne masen e rreth 700 milione eurove duke nisur nga Europa rajonet skandinave nga Rusia Azia si Kine Japoni e deri ne vendet islamike

Nuk mungonin as bankat e zhvillimit te cilat kishin ofruar mbi 1 miliard euro kredi me kushte te buta ku ne vend te pare qendronte dega e Bankes Boterore IDA. Kryesisht bankat ishin nga Bashkimi Europian si BERZH apo BEI sikurse ishin ne liste edhe bankat e zhvillimit me fonde nga vendet arabe si IDB-ja dhe fondi OPEC.

Ne total buxheti i shtetit parashikon rreth 409 miliarde leke shpenzime afro 361 miliarde leke te ardhura dhe nje deficit gati 47 miliarde euro. Investimet do te jene rreth 80 miliarde leke ku pjesa derrmuese do te shkojne per infrastrukturen rrugore. Kujtojme se per vitin 2011 qeveria planifikon te ndertoje disa akse rrugore ne jug te vendit te cilat kerkojne nje mbeshtetje te madhe buxhetore. Ndoshta per kete arsye Ministria e Financave pranoi te mbante nje nivel deficiti me te larte nga sa kishte deklaruar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›