Italianet 30 milione euro kredi te buta per biznesin shqiptar
Qeveria italiane vazhdon te jete e interesuar te financoje sektorin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme SME ne vendin tone. Pas dy vjetesh nga fillimi i projektit per mbeshtetjen e kesaj kategorie duket se dy qeverite po e shikojne gjithnje e me shume nevojen qe ka sektori me delikat ne vend per financime por kesaj here ne pjesen me pak te zhvilluar. Behet fjale per financimin me kredi te buta ne shumen prej rreth 30 milione eurove per SME qe duan te integrojne ne punen e tyre teknologjine e informacionit dhe te komunikimit.
Per kete arsye dje ne Tirane u prezantua programi i perbashket i qeverise italiane dhe qeverise shqiptare per te mbeshtetur me kredi me interesa te uleta bizneset e vogla dhe te mesme SME shqiptare me qellim zhvillimin e tyre.
Ne seminar moren pjese zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit Genc Pollo ambasadori italian ne vendin tone Saba dElia kompani shqiptare kryesisht te sektorit te teknologjise se informacionit e te komunikimit si dhe eksperte italiane te fushes te cilet referuan mbi mundesite qe ekzistojne per kompanite shqiptare te sektorit te teknologjise se informacionit per integrimin e tyre ne rajon dhe me gjere.
Projekti eshte prezantuar kryesisht nga ministri per Teknologjine dhe Inovacionin duke theksuar disa here rendesine qe ka per biznesin shqiptar zhvillimi i sektorit te komunikimit dhe i teknologjise.
ObjektiviSot Shqiperia kerkon me shpejtesi te perqafoje masivisht teknologjite e informacionit e te komunikimit TIK ne menyre qe te ece perpara me hapa te shpejte te ngushtoje hendekun dhe te arrije vendet me te zhvilluara si ato te BE-se tha ministri Pollo. Sipas tij buxheti i ketij viti per projektet e TIK-ut eshte serish me i madh se buxheti i vitit te shkuar. Per ministrin qe mbulon sektorin e telekomunikacionit ne vend te gjithe objektivat e realizuar deri tani nuk mund te arriheshin pa partneritetin me sektorin e biznesit ne kete fushe dhe pa partneritetin me universitetet.
Ne bashkepunim me Ministrine e Ekonomise kemi realizuar kete forum per te shpjeguar me mire se si funksionon kjo kredi me vlere afro 30 milione euro ne menyre qe kompani shqiptare sidomos ato te sektorit te TIK-ut te perfitojne prej saj. Eumlshte nje program i suksesshem per te cilen falenderojme qeverine italiane nje tregues qe ne po koordinojme punen me donatoret qe mbeshtetjen e tyre ta drejtojme drejt fushes se TIK vuri ne dukje ministri.
ProjektiProgrami i kredise ka filluar te implementohet ne janar 2009 eshte i financuar nga qeveria italiane dhe qeveria shqiptare dhe perfshin tre komponente te rendesishem.
I pari lidhet me shumen prej 25 milione eurosh qe eshte fondi i linjes se kredise ne favor te ndermarrjeve te vogla e te mesme dhe e dyta lidhet me shumen 2.5 milione euro qe konsiston ne fondin per krijimin e Fondit te Garancise i cili mbeshtet ndermarrjet e vogla dhe te mesme per marrjen e kredive kur ato kane mungese kolaterali. Komponenti i trete lidhet me asistencen teknike per realizimin e programit per te cilen italianet kane ofruar donacion rreth 1.7 milione euro.