E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti Subashi Duam me shume leke per udhetime jashte shtetit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton shpenzimet buxhetore per 2011-n. Gjate diskutimit te djeshem nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi propozoi te shtohet fondi per dieta dhe udhetime jashte vendit duke ulur fondin per zerin e mirembajtjes se automjeteve. A mundet zeri i ketij shpenzimi me ate te mirembajtjes se mjeteve te ndryshoje duke pasur parasysh faktin qe ne do miratojme dhe buxhetin e zgjedhjeve dhe pa diskutim duhet te parashikojme shpenzime per mjetet per mirembajtjen dhe perdorimin e tyre. Pra te rritet fondi per udhetime dhe dieta jashte vendit dhe te ulet fondi per mirembajtjen e mjeteve - tha ajo. Shefja e Finances ne KQZ Mirela Gega sqaroi qe ky fond eshte pergjysmuar ne krahasim me nje vit me pare por eshte mbledhja qe vendos per ndryshime nderkohe qe shpenzimet per udhetime brenda vendit ishin ne vleren 700 mije leke. Propozimi mori mbeshtetjen e anetareve te komisionit. Shuma totale e buxhetit per vitin 2011 eshte 102200000 leke nga te cilat 68.200.000 leke jane per paga shpenzimet per sigurime shkojne ne 8.000.000 leke shpenzime operative 19.680.000 leke transferta korente me jashte 200.000 leke pagesa te tjera me ligj te vecante 3.120.000 leke dhe 3.000.000 leke do te perdoren per investime. Drafti u miratua me konsensus duke perfshire ndryshimin e propozuar nga Subashi. Krahasuar me buxhetin e rishikuar te vitit 2010 buxheti ka nje rritje prej 2.2 milione lekesh ne zerin paga per shkak te perfshirjes ne zerin e pagave te efektit te VKM-se nr. 610 date 8.7.2010 dhe VKM-se nr. 621 date 8.7.2010 me ane te te cilave eshte rritur niveli i pagave si per nepunesit civil ashtu edhe per punonjesit me klasa si dhe per shkak te celjes se fondit te pagave per anetaret e KQZ-se ne perputhje me nenin 17 pika 1 te Kodit Zgjedhor sipas te cilit paga dhe privilegjet e anetarit te KQZ-se jane te njejta me pagen dhe privilegjet e gjyqtarit te Gjykates se Larte. Nderkohe qe ne krahasim me vitin 2010 ka nje ulje prej 3.66 milione lekesh ne zerin shpenzime per mallra dhe sherbime. Ne zerin shpenzime per paga perfshihen pagat e stafit politik punonjesve me status te nepunesit civil punonjesve me klasa. Gjithashtu fondi i pagave perfshin edhe pagesen e anetareve te KQZ-se te cileve ju nderpre mandati per shkak te hyrjes ne fuqi te Kodit te ri Zgjedhor. Detajimi i shpenzimeve operative eshte bere ne perputhje me limitet e miratuara realizimin e vitit 2010 si edhe ne prioritetet qe ka institucioni per vitin 2011. Pjese e struktures se shpenzimeve buxhetore per vitin 2010 do te jene edhe detyrimet e pashlyera ne fund te vitit 2010 si rezultat i rishikimit qe iu be buxhetit te vitit 2010 me ligjin nr. 10310 date 26.7.2010 Per disa ndryshime ne buxhetin e vitit 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›