E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet e huaja Berisha me 18 janar ne Itali

Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta me daten 18 janar do te udhetojne drejt Milanos ku do te bejne nje prezantim te plote te Shqiperise dhe burimeve ekonomike qe ajo ofron. Ne kete menyre z. Berisha dhe z. Meta do te paraqesin keshtu mundesite e Shqiperise per fushat ku mund te investohet nga investitoret italiane. Bisedimet mes Shqiperise dhe Italise per bashkepunim do te vazhdojne edhe muajt e ardhshem nderkohe qe shteti fqinj ka dhene te gjithe mbeshtetjen e duhur per zhvillimin dhe progresin e Shqiperise drejt BE-se. Gjate vizites se tij ne Rome ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto mori nga homologu italian Franco Frattini mbeshtetjen e fuqishme te qeverise italiane per marrjen sa me te shpejte nga ana e Shqiperise te statusit te kandidatit per ne Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›