Gjermania Holtkemper Bojkoti i opozites bllokoi statusin
Gjermania ben pergjegjese opoziten e majte per bllokimin e statusit te Shqiperise si vend kandidat per anetaresimin ne BE. Ambasadorja gjermane ne Tirane Carola Mueller Holtkemper u shpreh dje per Deutsche Welle se bllokada politike qe zgjat prej afer nje viti e gjysme eshte nje prej shkaqeve kryesore se pse Komisioni Evropian ne raportin e fundit te progresit nuk e rekomandoi dhenien e statusit te vendit kandidat.
Para se gjithash do te thosha se eshte ne interes te popullit shqiptar qe te dyja kampet politike te arrinin te gjenin nje zgjidhje kompromisi ne menyre qe te parandalohet nje humbje e metejshme ne besimin e shqiptareve ne institucionet e tyre politike dhe qe te kete mundesi per perkushtim ndaj detyrave urgjent e qe kerkojne berja e reformave. Dua te shpreh keqardhjen time qe dy kampet politike nuk munden te gjenin nje zgjidhje kompromisi. Se fundmi dihet qe ishte propozuar nga Parlamenti Evropian nje formule e qarte kompromisi ku ne vertet kishim shpresa shume te medha se kompromisi do te dilte ne drite ditet e fundit - theksoi Holtkemper. Ndersa e pyetur per progres-raportin e KE-se per Shqiperine ambasadorja Holtkemper theksoi se ne kete raport numeron 12 fusha problematike ne te cilat BE-ja pret dhe shpreson hapa konkrete. Krahas funksionalitetit te Parlamentit ketu ka edhe fusha te tjera me rendesi te madhe sikunder jane demokracia shteti ligjor dhe sistemi i drejtesise. Bllokada politike pengon dhe zgjidhjen e ketyre fushave problematike. Raporti i ri i progresit qe pritet te publikohet ne vjeshte te ketij viti do te marre ne konsiderate dhe do te vleresoje ato qe arrihen deri ne vere - theksoi me tej Holtkemper. Ajo theksoi gjithashtu se disa prej fushave problematike qe jane permendur ne raportin e fundit qeveria shqiptare mund ti zgjidhe ose te orientoje drejt zgjidhjes me ane te shumices se saj parlamentare por theksoi se per disa te tjera ka nevoje per zgjidhje per te cilat do te ishte e nevojshme perpjekja e perbashket e mazhorances dhe e opozites.