Shqiperi-Itali si do te aplikohet delegimi diplomatik
Shqiperia dhe Italia thellojne bashkepunimin dypalesh duke deleguar perfaqesimin diplomatik ne ato vende ku pala tjeter nuk perfaqesohet. Njera pale do te mbuloje boshllekun diplomatik te pales tjeter. Dy vendet fqinje nenshkruan dje ne Rome nje marreveshje te perfaqesimit diplomatik ku shtetet marrin persiper perfaqesimin dhe mbrojtjen konsullore ne ato vende apo organizata nderkombetare ku njera nga palet nuk ka perfaqesim diplomatik. Me se shumti do ti takoje Italise te perfaqesoje interesat e Shqiperise per sa kohe ka nje rrjet me te shtrire diplomatik ne mbare globin. Por ne kete ane nuk ngelet pas as roli i diplomacise shqiptare duke konfirmuar keshtu dinamizmin ne politiken e jashtme.
Marreveshja u nenshkrua nga ministrat e Jashtem te dy vendeve Edmond Haxhinasto dhe Franco Frattini gjate nje takimi te zhvilluar ne Rome. Kryediplomati italian beri te ditur se permes kesaj marreveshjeje behet e mundur vendosja e marredhenieve dypaleshe me te gjitha vendet e botes. Eumlshte nje marreveshje qe i jep mundesi Shqiperise te rrise perfaqesimin ne ato zona ku nuk eshte e perfaqesuar. Vendosja e ambasadave te Italise ne funksion te diplomateve tane na jep mundesi te aplikojme nje diplomaci per vendosjen e marredhenieve dypaleshe me vendet e gjithe botes - u shpreh Frattini. Marreveshja e nenshkruar eshte ne vijim te raporteve te shkelqyera dypaleshe. Integrimi evropian i Shqiperise dhe zhvillimet ne rajon ishin ne qender te bisedimeve. Ministri Haxhinasto falenderoi dhe vleresoi rolin e Italise duke e vleresuar ate si nje partner strategjik te Shqiperise. Haxhinasto vleresoi kontributin e ministrit Frattini si mik i Shqiperise dhe shqiptareve ne drejtim te liberalizimit te vizave dhe te procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Qeveria shqiptare i konsideron prioritetet e shprehura ne opinionin e Komisionit Evropian te paraqitur ne nentor te vitit te kaluar si nje plan veprimi si nje udherrefyes per veprimtarine tone te metejshme politike. Aktualisht qeveria po ben gjithcka per te permbushur te gjitha detyrimet e saj por sigurisht shumica e ketyre obligimeve rreth 80 per qind e tyre kerkojne angazhimin nga pikepamja institucionale te opozites. Kjo do te thote se opozita duhet te angazhohet ne nje proces normal parlamentar ne mbeshtetjen dhe miratimin e te gjitha reformave te nevojshme per kete proces integrimi qe e kerkon vete raporti i Komisionit. Gatishmeria ekziston nga ana e mazhorances - theksoi z. Haxhinasto. Gjate konferences se perbashket per shtyp ministri i Jashtem italian Franco Frattini deklaroi Qeveria shqiptare po ben nje progres te ndjeshem dhe ketu dua te nenvizoj se nuk eshte e vertete qe Parlamenti i Shqiperise eshte i bllokuar dhe i mbyllur. Ai po punon nderkohe qe grupimet kryesore politike ne Parlamentin Evropian jane angazhuar ne nje fushate per te gjetur konsensus midis dy forcave kryesore politike te Shqiperise pra te djathtes dhe te majtes por per fat te keq kjo nuk ka qene e mundur per shkak se njera force ka refuzuar cdo lloj propozimi nga Parlamenti Evropian. Megjithate ne duhet te shkojme perpara te shohim drejt se ardhmes te mbeshtesim Shqiperine. Per kete z. Haxhinasto sqaroi gazetaret Opozita ka pasur gjithe hapesiren te gjitha mundesite per te kryer hetimin pra per te bere transparencen e zgjedhjeve. Por sigurisht ne jemi shtet i se drejtes ne kemi ligje kemi kushtetute ndaj cdo lloj veprimtarie qe ushtrohet ne Shqiperi dhe nga vete Parlamenti duhet te mbeshtetet dhe mbeshtetet ne legjislacionin ne fuqi dhe ne Kushtetuten e vendit. Ndaj kushdo qe kerkon te dale mbi ligjin rregullat dhe rregulloret nuk do te lejohet sepse duke respektuar ligjin rregullat dhe institucionet ne forcojme sistemin tone institucional demokracine dhe keshtu kualifikohemi per integrimin evropian. Deklarata e Perbashket Politike per nje Partneritet Strategjik nenshkruar vitin e kaluar ne Rome nga te dy kryeministrat u vleresua si nje instrument shume i rendesishem politik. Ministrat Haxhinasto dhe Frattini u angazhuan per te punuar bashkerisht per pasurimin e metejshem e konkret te axhendes dypaleshe per intensifikimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat prioritare e me interes te ndersjelle si ekonomia energjia infrastruktura e transportit e bujqesia.