Buxheti faktik 2009 Kuvendi voton borxhin dhe uljen e te ardhurave
Ervin KOCI - Kuvendi ka votuar dje me votat e maxhorances buxhetin faktik te vitit 2009. Te dhenat tashme perfundimtare konfirmojne se per here te pare qe nga viti 2005 vitin e kaluar te ardhurat nga taksa u ulen. Sipas buxhetit vitin e kaluar qeveria mblodhi 26.1 leke taksa per cdo 100 leke qe qarkulloi ne ekonomi. Ndersa shpenzimet arriten rekordin historik mbi 33.2 per qind e PBB per shkak te ekspansionit kryesisht ne gjysmen e pare te vitit para zgjedhjeve te qershorit. Deficiti buxhetor sipas Ministrise se Financave kerceu ne 7.1 per qind duke e cuar borxhin publik afer tavanit 60 per qind e produktit kombetar. Duke ju referuar ketyre shifrave deputetja socialiste Mimi Kodheli akuzon qeverine se rriti borxhin dhe tashme po merr hua per te shlyer borxhet e vjetra. Por ministri i Financave Ridvan Bode u pergjigj se ky buxhet mundesoi mbajtjen e ekonomise shqiptare jashte krizes boterore.
Ndryshimet
Biznesi shqiptar dhe i ai i huaj do te njihet zyrtarisht me te gjitha ndryshimet fiskale qe propozon qeveria per vitin qe vjen. Ne forme pakete te plote jane kater draft-projektligje qe prekin nivelin e TVSH-se ne shendetesi ndryshimin e pragut/xhiro vjetore per efekt kategorie akcizen e duhanit detyrimin dhe llogaritjen ndaj tatim-fitimit. Kurse nje tjeter projektligj ai i sistemit te taksave vendore ka te beje me tarifat qe paguan biznesi per tabelat e reklamave dhe masen e rimbursimit per pajisjet fiskale. Ndryshimet ligjore ne formen e paketes fiskale do te diskutohen sot ne Keshillin Konsultativ te Biznesit prane Ministrise se Ekonomise dhe Tregtise ku kryetar eshte ministri pergjegjes. Keshtu Ilir Meta do te kete perballjen e pare publike dhe zyrtare me biznesin qe kur mori postin e ministrit te Ekonomise dhe ku ne takim pritet te kete diskutime interesante. Sa i takon projektligjit Per sistemin e taksave vendore diskutimi dhe miratimi i tij do te behet javen tjeter ne Komisionin parlamentar per Ekonomine dhe Financat ku edhe ketu pritet te zhvillohen debate te forta per shkak te kompetencave qe prekin njesite vendore kryesisht bashkite. Ndryshimet e propozuara nuk kane ndonje efekt financiar te perllogaritur nga Ministria e Financave pervec rastit te akcizes se cigareve ku parashikohen te vilen rreth 2.8 miliarde leke me shume.
TVSH-ja
Projektligji Per TVSH-ne vjen me ndryshime te propozuara nga ministrat e Financave dhe te Shendetesise pasi prek barnat dhe sherbimet spitalore etj. Synimi i projektligjit eshte per aplikimin e nje norme te reduktuar TVSH-je nga shkalla standarde qe aplikohet sot 20 ne 10 per barnat dhe sherbimet shendetesore. Projektligji eshte ne perputhje me Direktiven e KE-se dhe synon uljen e barres fiskale. Ne shendetesi deri tani nuk aplikohej fare TVSH-ja dhe ajo cfare po ben sot qeveria po i rikthehet skemes se meparshme me nje ndryshim te pergjysmuar. Ne skemen aktuale te TVSH-se ne Shqiperi aplikohet TVSH ne nivelin standard 20 dhe 0 per eksportet dhe sherbimet nderkombetare te transportit te mallrave dhe pasagjereve. Shqiperia nuk aplikon norme te reduktuar TVSH-je per ndonje lloj produkti. Tjeter ndryshim lidhet me aplikimin e normes 10 te TVSH-se per barnat. Ne ligjin ekzistues te TVSH-se barnat jane te perjashtuara nga kjo takse. Ne Shqiperi ka vetem nje prodhues barnash. Sipas udhezimeve ne fuqi grosistet ne Shqiperi fitojne 12 per barnat e rimbursueshme nga ISKSH dhe 18 per te tjerat farmacite 29 per barnat e rimbursueshme dhe 33 per barnat e parimbursueshme. Grosistet bejne shitjen e barnave ne depot sekondare te cilat i shperndajne ne farmaci. Hyrja e medikamenteve behet vetem me autorizim prodhuesi qe jepet nga Ministria e Shendetesise.
15 Tetor 2010