E Diel, 1 Nëntor 2026

Manipulimi me naften Virxhin ja skema e kontrabandes se karburanteve



Ervin KOCI

Kontrabanda e hidrokarbureve e perfolur aq shume ditet e fundit dhe e denoncuar nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti nuk ka si destinacion vende te tjera por ajo kryhet vetem brenda vendit. Organizimi i kesaj kontrabande nuk ka per qellim thyerjen e ndonje embargoje apo kufiri por thjesht pasurimin e kompanive apo subjekteve te caktuara nepermjet lojes me cilesine e hidrokarbureve ne dem te konsumatorit shqiptar. Gazeta Albania zbulon ne kete numer nje pjese te abuzimit qe behet me naften qe prodhohet pikerisht ne vend dhe po si destinacion ka tregun vendas. Per kete rast gazeta ka shfrytezuar burime prane shoqerive prodhuese dhe subjekteve te import-eksportit te hidrokarbureve te cilat kane treguar per gazeten se si funksionon skema. Sipas ketyre burimeve kjo kontrabande luhet e gjitha ne kurriz te konsumatorit te pambrojtur duke e shitur kete nafte per nje produkt te cilesise se pare Euro Diezel ose D1. Por ne fat nafta e tipit nafte virxhin e cila prodhohet ne Ballsh dhe ne zona te tjera naftembajtese eshte vetem lende e pare per prodhimin e benzines por qe ne fakt perzihet me naften dhe benzinen e importit duke shtuar sasine dhe duke fituar ne cmim gjate shitjes me pakice.

Skema
Burimet e mesiperme thane per gazeten se Nafta virxhin e ka origjinen nga nentoka shqiptare dhe vjen pas nje perpunimi te pare te naftes bruto. Pasi ben perpunimin e pare dhe del si produkti virxhine ajo niset nepermjet porteve te Vlores ose Durresit per ne drejtim te Italise nga kompanite prodhuese shqiptare per tu rafinuar me tej dhe per te prodhuar benzinen. Por duke qene se ka nje cmim te lire kjo nafte blihet serish nga tregtaret dhe grosistet shqiptare qe ne baze te porosive e ndryshojne destinacionin e anijes cisterne qe ne det. Keshtu pa perfunduar ne portet dhe rafinerite italiane kjo nafte shkarkohet ne magazinat doganore depozitat e portit te Shengjinit ose ne Porto Romano ne Durres. Nga andej ky produkt blihet me pas nga tregtuesit e pakices me nje cmim shume me te lire nga hidrokarburet e importit dhe perzihet me naften D1 ose me benzinen duke shtuar sasine e saj ne depozitat e tyre por duke prishur nderkohe cilesine e karburantit dhe per pasoje duke rritur ndotjen dhe prishur motoret e makinave.

Shoqata
Shoqata Kombetare e Shoqerive te Hidrokarbureve e pyetur nga gazeta e ka pranuar dje faktin e ekzistences se abuzimeve me cilesine e hidrokarbureve ne vendin tone. Drejtues te kesaj shoqate thane per Albania-n se aktualisht ne vend ekzistojne vetem 5 kompani te medha te cilat jane te licencuara nga shteti shqiptar per tregtimin me pakice dhe shumice te hidrokarbureve dhe qe jane te certifikuara me normat e SGS-se. Pjesa tjeter e kompanive ose subjekteve private te pakices por qe perbejne mbi 80 per qind te tregut ne vend punojne ne forme abuzive dhe nuk kontrollohen nga organet shteterore duke abuzuar per pasoje dhe me cilesine e karburanteve. Po sipas kesaj shoqate kostoja e naftes virxhine ne tregun e shumices eshte shume e lire per tu blere. Ajo shkon ne 50-60 leke per liter ne nje kohe qe ka edhe nje akcize jo me te larte se 5 leke. Ne fillim nafta virxhine merrej me ane te tendereve te organizuar nga shteti dhe shitej jashte vendit si ende e pare per tu rafinuar dhe per te sherbyer ne prodhimin e benzines por pas prishjes se kesaj skeme dhe liberalizimit te tregut virxhina tani mund te blihet nga cilido subjekt privat.

Gjobat
IQT-ja gjate tre muajve te fundit ka vendosur 80 gjoba per subjektet qe tregtojne karburante jashte cilesise. Grupet e inspektimit te IQT-se kane ushtruar gjate ketyre tre muajve rreth 2000 kontrolle dhe i kane propozuar Ministrise se Ekonomise heqjen e licences per 16 subjekte te cilat nuk plotesonin kushtet e tregtimit te karburantit dhe te gazit te lengshem. Gjate kesaj periudhe nuk jane ushtruar me kontrolle individuale te inspektoreve ne njesite e tregtimit si te naftes dhe te gazit te lengshem por me grupe inspektoresh. IQT-e po merr masa te vazhdueshme per ndergjegjesimin e te gjitha subjekteve qe abuzojne me cilesine e karburantit.

BOX///////////////////////////
Kostoja e abuzimit sa vidhen konsumatoret

Jane te pakten 150 milione euro qe u vidhen cdo vit shqiptareve si rezultat i abuzimit te tregtareve te pakices te karburanteve ne vend. Ne kete perfundim ka dale Konfindustria gjate nje analize te kostove shtese te cilat u faturohen konsumatoreve bizneseve dhe ekonomine shqiptare ne pergjithesi nga cilesia sasia dhe cmimi i karburanteve ne vend. Konsumatoret jane edhe me te demtuarit pasi mbi ta bie 3-fish pesha e abuzimit me karburantet. Konfindustria ka perllogaritur se mbi konsumatorin rendojne edhe kosto shtese te tilla si demtimi i shendetit i automjeteve ndotja mjedisore etj. Kjo shoqate vazhdon te kembengule ne idene e ngritjes se nje enti qe do te vinte ne binaret e duhur tregun e karburanteve. Por sipas Konfindustrise shteti vijon te tregohet indiferent duke mos marre asnje mase. Ne lidhje me kete ceshtje edhe Autoriteti i Konkurrences ka ndermarre nje hetim por qe me shume se cilesine gjate tregtimit me pakice ky institucion eshte marre me pozitat monopol qe zene ne tregun vendas disa kompani te tregtimit te hidrokarbureve.

15 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›