E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberrin karta e re Vodafone American Express

15/10/2010Mund te perdoret per te gjitha blerjet brenda e jashte vendit apo ne internet

Alpha Bank Albania dhe Vodafone sjellin produktin ne tregun shqiptar

Prezantohet ne tregun shqiptar karta e re e kreditit Vodafone American Express. Kjo karte e cila eshte e para e llojit te vet ne tregun shqiptar eshte rezultat i bashkepunimit te tri kompanive Alpha Bank Albania leshues ekskluziv i Kartave American Express per Shqiperine dhe dege e nje prej bankave me te medha ne Greqi Vodafone Albania perfaqesues i nje prej operatoreve lider boterore ne fushen e telekomunikacioneve dhe American Express lider ne tregun e sherbimeve financiare ne gjithe boten. Alpha Bank Albania eshte krenare te prezantoje ne treg karten e re te kreditit Vodafone American Express. Karta e re e kreditit Vodafone American Express mund te perdoret per te gjitha blerjet si brenda ashtu edhe jashte vendit ne te gjitha pikat e shitjes ku ndodhet logo e American Express - thane perfaqesues te kesaj risie. Karta mund te perdoret edhe per blerje ne internet me nje siguri maksimale. Duke perdorur karten e re te kreditit Vodafone American Express nga Alpha Bank mbajtesi i saj do te perfitoje nje zbritje prej 5 ne faturen mujore te Vodafone. Sa me shpesh te perdoret karta aq me shume perfiton dhe mbajtesi. Fatura mujore e Vodafone mund te paguhet automatikisht me karten Vodafone American Express. Ne kete menyre karta e re e kreditit Vodafone American Express shperblen per besnikerine e tyre klientet e Alpha Bank dhe te Vodafone Albania por njekohesisht pasqyron dhe fokusin qe keto dy kompani kane ne krijimin e produkteve dhe sherbimeve inovatore per te cilat konsumatoret kane nevoje. Klientet mund te aplikojne per karten e re te kreditit ne te gjitha dyqanet e Vodafone Albania dhe deget e Alpha Bank ne menyre qe te perfitojne nga oferta per te marre karten me komision zero per vitin e pare dhe nje tarife minimale vjetore prej 1.500 lekesh ne vit per vitet ne vazhdim. Per me teper te gjithe mbajtesit e kartes Vodafone American Express perfitojne ulje ne blerjet e aparateve te reja celulare ne dyqanet Vodafone.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›