Buxheti i 2012, Berisha: Ofron stabilitet ekonomik, opozita ta votojë për shqiptarët
TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi mbrëmjen e sotme buxhetin e vitit 2012, i cili do i shkojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas kyeministrit Sali Berisha, i cili e etiketoi buxhetin si më të madhin në histori, ai do të garantojë stabilitetin makro ekonomik të vendit.
"Ky është buxheti më i madh në historinë e vendit. Buxheti i viti 2012 është hartuar nga ministria e Financave, bazuar në objektivat e garantimit të stabilitetit makro ekonomik. Pra sic jemi zotuar, nuk ka dhe nuk mund të ketë rritje të borxhit, por vetëm ulje të tij, nuk ka ulje të deficiteti buxhetor, por vetëm ulje të tij. Kemi vendosur të përqëndrojmë ne objektin më madhor rritja e pagave dhe pensioneve. Vitin e ardhshëm do jemi një ndër vendet më të pakta që rrisin rrogat , pensionet dhe ndihmën ekonomike”,- theksoi Berisha.
Duke theksuar se qeveria shqiptare është një ndër të paktat që vitin e ardhshëm do të rrisë pagat, pensionet dhe ndihmën ekonomike, kreu i ekzekutivit i ka bërë thirrje opozitës që të votojë këtë nismë për familjet që kanë më shumë nevojë.
“Ne rrezultojmë në pozicionin e 17 në botë në raportnin rroga produktivite. Viti 2012 nuk është një vit elektoral, nuk e bëjmë për qëllime elektorale, sic është përpjekur opozita të cilësojë politikën e rritjes së rrogave dhe pensioneve. Uroj të bien dakort në Parlament. Uroj ta bëjnë zemrën gurë dhe të votojnë në favor të kësaj nisme sepse pesnionistët shqiptar dhe familjet e tyre kanë nevojë për të ardhura”,- nënvizoi Berisha.
vijon