E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtarakët e policët: Pensioni i parakohshëm është përgjysmuar

TIRANE- Shoqata e Ushtarakeve në rezervë dhe Sindikata e Punonjësve të Policisë ankohen në lidhje me trajtimin e ulët financiar dhe diskriminues që sipas tyre ju bëhet ushtarakëve dhe policëve që dalin në pension të parakohshëm.

“Dua të theksoj se ky është grupi më i diskriminuar për shkak se në dhjetor të vitit 2010 qeveria nxori një akt normativ, sipas të cilit ndryshoi formulën e llogaritjes së pensionit të parakohshëm dhe për pasojë pensionet janë përgjysmuar”, deklaroi kreu i Shoqatës së Ushtarakëve Zyhdi Kroj.

“Disa nene të këtij ligji të ri duhet të ndryshohen për shkak të karakterit diskriminues që ka një punonjës policie me gradën kryeinspektor dhe një punonjës policie me gradën kryekomisar. Nëqoftëse ata kanë 20 vite pune, pothuajse pensioni iu del i barabartë”, tha kreu i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta.

Sipas Shoqatës së Ushtarakëve dhe Sindikatës së Policisë, akti normativ i qeverisë që ka hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2010 bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për llogaritjen e përfitimit të pensionit të parakohshëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›