E Diel, 1 Nëntor 2026

Beograd, gazetari investigativ Artan Hoxha merr cmimin special

BEOGRAD- Artan Hoxha, gazetari investigativ në NEWS24 merr cmimin special nga juria e forumit mediatik të Europës në një ceremoni të organizuar ne Beograd.

Artan Hoxha ka marrë këtë cmim për mbulimin kurajoz të protestave të 21 janarit para Kryeministrisë. Ndërkohë, cmimi i parë, Ince-Seemo 2011, shkoi për gazetarin Polak, Wlodzmierz Kalicki, për merita të larta në gazetarinë investigative.

Kalicki është dalluar për disa shkrime, mes të cilave, një investigim nëpërmjet të cilit arriti të gjejë në Gjermani një pikturë të famshme të artistit polak, Aleksander Gierymski.

Ndërsa, gazetares serbe Dijana Suboticki i është dhënë cmimi për punën e saj për mbulimin e korrupsionit në zonat periferike të Serbisë
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›