Buxheti i 2012-s miratohet të hënën

Gjatë kësaj seance, pritet të miratohet nen për ne projektbuxheti për vitin 2012. P/buxheti 2012, pas miratimit në parim në Kuvend në seancën e 25 nëntorit, gjatë kësaj jave po shqyrtohet nen për nen në komisionet parlamentare, të cilat më pas do ia përcjellin seancës të së hënës.
Gjithashtu, në rendin e ditës së Kuvendit më 5 dhjetor janë parashikuar dhe ndryshime në kodin rrugor, të miratuara një javë më parë në komisionin e Ligjeve, ndërsa sot pasdite do të shqyrtohen nga komisioni përgjegjës, ai i Veprimtarisë Prodhuese. Ndryshimet në kodin rrugor, miratimi i të cilave kërkon shumicë të cilësuar (84 vota), synojnë parandalimin e aksidenteve dhe uljen e numri të viktimave apo të dëmtuarve prej tyre.
P/ligji u miratua me konsensus në komisionin e Ligjeve, duke përfshirë dhe disa amendime të propozuara nga deputetët e Partisë Socialiste të opozitës. Në draftin e propozuar nga qeveria parashikohej katërfishimi i të gjitha gjobave të parashikuara në kodin aktual rrugor. Por, pas diskutimit, komisioni i Ligjeve pranoi propozimin e deputetëve socialistë për t'i ulur nga katër, në dy herë ndëshkimet për kundravajtësit./Start/
2011-12-01 15:05