E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, eksploziv në një banesë

Ngjarja ndodhi në lagjen 13 të qytetit të Durrësit, gjatë natës së shkuar. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar për shkak familjarët ndodhen prej vitesh në Itali.

Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët.

Policia lokale bëri me dije se ngjarja është përsëritur edhe dy javë më parë, kur persona të panjohur shpërthyen portën hyrëse të banesës së familjes Kajana, pranë rrugës së ndërmarrjes së ish-Frigoriferit, në plazhin e Durrësit.

Nga shpërthimi i natës së kaluar është dëmtuar një pjesë e soletës dhe mureve të godinës njëkatëshe, pronarët e së cilës, familja Kajana, prej shumë kohësh jetojnë jashtë vendit.  

Në rastin e parë, shkak i ngjarjes u mësua se ishte konflikti i pronësisë, ndërsa u shoqëruan në komisariatin e policisë së Durrësit disa persona.

                                                                                             2011-12-01 14:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›