Buxheti i Tiranës, debate në këshillin bashkiak

Mbledhja e sotme e këshillit bashkiak të Tiranës është shoqëruar sërish me debate për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2010. Në fjalën e saj nënkryetarja e bashkisë Albana Dhimitri ka theksuar se në këtë buxhet prioritete mbeten transporti publik, sinjalistika, sipërfaqet e gjelbëruara dhe infrastruktura rrugore.
Ndërkohë kryetari i këshillit bashkiak Sokol Dervishaj ka theksuar se niveli i taksave i paraqitur në këtë buxhet është katastrofik. Ndërsa këshilltarja demokrate Guxholli ka theksua se buxheti për vitin 2010 për bashkinë e Tiranës është teorik dhe jo real duke kërkuar edhe një tabelë e plotë e taksave. Sipas saj qytetarët ankohen për taksa të larta për pastrimin dhe gjelbërimin ndërkohë që këto funksione nuk kryen nga Bashkia e Tiranës.
Ndërkohë këshilltari demokrat Ferdinand Poni ka theksuar se kryetari i bashkisë së Tiranës Rama duhet të ishte i pranishëm në mbledhjen e këshillit bashkiak duke theksuar se ai mund të paditet edhe për shpërdorim detyre.
Këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar listën e familjeve që përfitojnë kredi të zbutura nga shteti dhe vendimin për bonusin e qirasë. Sipas këtij vendimi Bashkia do t'ju paguajë qiranë atyre familjeve të pastreha që kanë të ardhura të pakta dhe nuk kanë mundësi për të paguar qiranë e banesës.