Buxheti i arsimit për 2025-ën, rritje me 6.4 miliardë lekë

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Në projetkbuxhetin e vitit 2025 rritet financimi i politikave prioritare të zhvillimit, në rrugën drejt Shqipërisë 2030.
Sipas projektbuxhetit, 6.4 miliardë lekë më shumë shkojnë për sektorin e arsimit krahasuar me buxhetin e rishikuar të 2024. Financimi në mbështetje të politikave prioritare të këtij sektori parashikohet të arrijë në vlerën e 85.2 miliardë lekë ose 3.3% e PBB-së për vitin 2025.
Vitin që vjen, përmes fondeve për arsimin sigurohet mbështetje me tekste shkollore falas për 240 mijë nxënës.
Po ashtu, tekste falas sigurohen edhe për 16 mijë nxënës në nevojë të arsimit të mesëm të lartë.
Gjatë vitit që vjen do të mbështeten edhe 4 mijë nxënës me nevoja të veçanta me bursa financiare, si dhe sigurohet transporti falas për 33 mijë nxënës dhe 17 300 mësues.
1 nga 2/a.f/