Buxheti i ri Ekspertet skeptike Premtimet me te larta se mundesite
Studiues te pavarur te ekonomise shqiptare po shohin me skepticizem objektivat e qeverise ne projekt-buxhetin e vitit te ardhshem. Ata pohojne se rritja ekonomike do te jete minimale dhe premtimet per investime jane pertej mundesive reale te ekonomise shqiptare. Sipas analisteve buxheti i ri do ta kete te veshtire te mbeshtetet fort ne mbledhjen e taksave apo tek privatizimet nderkohe qe edhe investimet e huaja jane ne renie.
Studiues te ekonomise shqiptare po i ndjekin me skepticizem debatet politike qe po behen nga deputetet ne komisionet parlamentare per projekt-buxhetin e ri. Ata thone se nuk i shohin bazat reale se ku e mbeshtet qeveria gjithe kete entuziazem per investime te medha dhe ulje borxhesh nderkohe qe ekonomia eshte e kercenuar nga presione te jashtme dhe keqmenaxhim te brendshem. Ne Institutin Agenda drejtuesi i kerkimeve Gjergj Filipi thote se ky nuk eshte nje projekt-buxhet konservator sic keshilluan FMN dhe Banka Boterore por eshte nje dokument qe pershkohet nga nje vetemburrje e ekzagjeruar dhe premtime te pabazuara te qeverise. Ky eshte buxheti i katert qe ekspertet po ngrejne alarmin per rritjen e jashtezakonshme te borxhit.
Per mungesen e realizmit ne hartimin e projekt-buxhetit te ri u shpreh me shqetesim edhe Qendra per Kerkime Ekonomike. Drejtuesi i saj Zef Preci thote se projekt-buxheti flet per nje optimizem te pajustifikuar te qeverise per investime dhe shlyerje borxhesh sepse te ardhurat nga privatizimet jane ulur dhe agjencite nderkombetare flasin per ngadalesim te rritjes ekonomike te Shqiperise. Qeveria do ta kete te veshtire te mbledhe te ardhurat e parashikuara dhe nga mesi i vitit tjeter mund te rishikoje buxhetin per te ulur ambicjet e saj por kjo do te frenoje investimet e nisura.
Eksperet pohojne se aftesia mbledhese e taksave ne Shqiperi sipas Bankes Boterore vetem 26 per qind e gdp eshte me e ulta ne rajon ndersa nga privatizimet e medha ka mbetur vetem Albpetroli dhe grimca objektesh qe nuk sjellin shuma te konsiderueshme. Ata mendojne se privatizimi nuk eshte burim te ardhurash per buxhetin ndersa bujqesia eshte po ashtu nje sektor i prapambetur ku jeton me shume se gjysma e popullsise. Analistet thone se investitoret nderkombetare jane te corientuar nga kriza e borxheve dhe nuk investojne me lirisht ne nje vend me borxhe ku edhe privatizimet e meparshme te ndermarrjeve strategjike dolen se jane po aq problematike sa edhe improvizimet me rishikimin e buxhetit ne mes te vitit.