E Diel, 1 Nëntor 2026

LDGSH, zgjedh strukturat e reja drejtuese në Fier

18-11-2011 / Gazeta 55

Lidhja Demokratike e Gruas në Fier zgjodhi dje në krye të saj mjeken e këtij qyteti, Mira Caushi. Në konferencën lokale të organizuar në qytetin e Fierit, me pjesëmarrjen e 100 grave demokrate të këtij qyteti, deputetja e Fierit, Mesila Dode kërkoi një organizim më të mirë të kësaj strukture për menaxhimin e gruas në politikë. Në takim u vlerësua kontributi i grave demokrate të Fierit në të gjitha situatat që ka kaluar kjo forcë politike. Në konferencë merrnin pjesë rreth 140 anëtare, 77 prej të cilave me të drejtë vote.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›