Nutella duhet të ndërrojë etiketë në Gjermani
Berlin- Nutella është gënjeshtare, me shkrime jo të qarta në etiketë i ofrohet konsumatorëve si një prodhim i pasur me vitamina dhe kripëra natyrore, dhe jo si një ushqim shumë i ëmbël, plot me sheqer dhe yndyra e tepër kalorik. Për këtë motiv do të duhet të ndërrojë të gjitha etiketat e kavanozave në Gjermani, përndryshe për çdo shkelje rrezikon një gjobë prej 260 mijë euro.
Vendimi vjen nga një gjykatë e Frankfurtit. Shoqatat e konsumatorëve gjermanë i ishin drejtuar drejtësisë. Kompania Ferrero ka deklaruar menjëherë se do të shkojë në apel.
Sipas vendimit etiketat në kavanozat e Nutella (një nga prodhimet më të dashura nga fëmijët dhe familjet gjermane dhe e reklamuar nëpër spote dhe nga kombëtarja gjermane) janë shkruar në mënyrë jo të qartë dhe të detyrojnë në nxjerrjen e përfundimeve të gabuara mbi përbërësit, mbi sasinë përkatëse të kalorive, karbohidrateve, yndyrave, vitaminave dhe kripërave minerale.
Gjykatësit kanë pranuar kërkesën e ekspertes së shoqatave të konsumatorëve Susane Einsiedler, sipas së cilës në situatën tipike të bërjes së shpenzimeve me shpejtësi dhe nën stres, njerëzve u mungon mundësia që të lexojnë me kujdes dhe të kuptojnë ndryshimin në mënyrën e llogaritjes së përqindjes së yndyrave dhe karbohidrateve dhe mënyrës së llogaritjes së substancave të shëndetshme, dhe një prodhim i cili në pamje të parë bazuar në leximin nxitimthi të etiketës mund të duket i ushqyeshëm dhe me përmbajtje të shëndetshme gjykohet nga konsumatorët i mirë për ushqimin e fëmijëve të tyre.
Në Gjermani më shumë se kudo tjetër, shoqatat e konsumatorëve, drejtësia dhe pushteti politik janë në vijën e parë në luftën për mbrojtjen nga rreziku i mbipeshës në fëmijëri.
(a.s/BalkanWeb)