E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muhedini: Greqia të kërkojë ndjesë – zgjidhja ligjore nuk mund të vijë pa angazhim politik

18-11-2011 / Gazeta 55

Çështja Çame, konferencë shkencore në SHBA

Për herë të parë u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një konferencë shkencore për çështjen çame të organizuar nga Organizata Shqiptaro - Amerikane Çamëria dhe Instituti i të Drejtave të Njeriut, në Kean University, një ndër universitetet më prestigjoze në Botë për shkencat humane. Në këtë aktivitet i ftuar nderi ishte presidenti i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Tahir Muhedini, i cili referoi mbi çështjen çame dhe mundësitë e zgjidhjes së saj. Duke analizuar situatën historike, Muhedini shprehu besimin e tij se çështja çame është në rrugën e zgjidhjes, ndërkohë që paraqiti edhe pikat kryesore të kërkesave të shqiptarëve të Çamërisë. “Ne presim që Greqia të kërkojë njëlloj ndjese për atë që ka bërë. Ne presim që të ketë një zgjidhje graduale pajtuese për çështjen çame. Pra një ligj që të parashikojë afate për kompensime, riatdhesime të atyre që dëshirojnë, etj, madje dhe në përputhje me ligjet greke të riatdhesimit të emigrantëve politikë që u miratuan në vitet 70-80”- u shpreh Muhedini.
Ai vuri theksin në zgjidhjen juridike dhe politike të çështjes çame, të cilat janë baza e veprimtarisë së të gjitha institucioneve që po punojnë në këtë drejtim. “Nuk ka zgjidhje juridike, pa angazhim politik. Ne besojmë se po vijnë kohë më të mira që Shqipëria ta ri-paraqesë këtë çështje sërish në kontaktet diplomatike me fqinjin tonë”- nënvizoi ai.
Pjesë e kësaj konference, e para e këtij lloji në SHBA për çështjen e Çamërisë ishin edhe personalitete të njohura nga vendlindja dhe diaspora.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›