E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i rishikuar; Institucionet i ankohen Kuvendit

Komisioni Kuvendor i Ekonomisë dhe Financave vendosi dje në mbledhjen e radhës, pa pjesëmarrjen e opozitës, shqyrtimin e ankesave të institucioneve të prekura nga shkurtimet e shpenzimeve operative në buxhetin e rishikuar të vitit 2011. Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Jashtme, Gjykata Kushtetuese dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive janë ankuar me letër me shkrim pranë Kuvendit për të rishikuar edhe një herë shkurtimet që u janë bërë këtyre institucioneve me rishikimin e buxhetit të vitit 2011, i cili u miratua dy ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave nen për nen vetëm me votat e mazhorancës. Institucionet e mësipërme e kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për uljen e shpenzimeve në administratat e tyre.

Pritet që në mbledhjen e radhës të diskutohet në lidhje me ankesën e këtyre institucioneve përsa i përket shpenzimeve të shkurtuara në kuadër të buxhetit të përgjithshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›