Falja fiskale, ja si procedon komisioni për debitorët
Për të verifikuar debitorët, të cilët do të falen sipas ligjit në fuqi të faljes fiskale në lidhje me legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor bashkë me dokumentacionin e kërkuar, personat në fjalë do të kenë fotokopjen e dokumentit të identifikimit të njësuar me siglën e punonjësit të bankës. Në të njëjtën kohë, në udhëzimin nr.12, datë 18.5.2011 “Për procedurat e zbatimit të ligjit nr.10 418, datë 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor parashikon që lista e dërguar nga ILDKP-ja shërben për komisionet e administrimit të faljes bashkitë, komunat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të
Transportit Rrugor (DPSHTRR), për të verifikuar me sistemin e të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, nëse personat juridikë, të cilët janë subjekt i faljes sipas ligjit
kanë në përbërje të tyre zyrtarë të cilët kanë aksione apo kuota kapitali. Duke iu referuar ndryshimeve në udhëzim në lidhje me procedurat për faljen fiskale, për të gjithë debitorët, të cilëve u fshihen detyrimet tatimore e doganore, Komisioni i
Administrimit të Faljes, bashkitë, komunat, DPSHTRR-ja, i bashkëlidhin procesverbalit, kopje të ekstraktit të QKR-së të subjektit debitor në të cilin të jenë emrat e personave të cilët kanë aksione apo kuota kapitali në atë kompani. Personat juridikë, të cilët kanë në përbërje të tyre zyrtarë të cilët kanë aksione apo kuota kapitali, nuk janë subjekt i faljes sipas ligjit. Në të njëjtën kohë, është komisioni që merret menjëherë me hartimin e listës finale dhe analizon atë dhe pasi evidenton saktësinë e saj, përmes një procesverbali të nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Komisionit, miraton faljen e këtij grupi debitorësh dhe vazhdimin e procedurës së shuarjes. Gjithashtu është ky komision që çdo fillim jave analizon dhe verifikon listën e këtyre debitorëve, kërkesat e tyre, si dhe evidenton nëse janë plotësuar kushtet e pagesës, me qëllim përfitimin e faljes për pjesën tjetër të detyrimeve nga debitori. Komisioni harton një procesverbal të detajuar, në të cilin përcakton rastet që përfitojnë dhe ato që nuk përfitojnë, duke dhënë edhe sqarimet përkatëse. Për debitorët të cilët kanë plotësuar kushtin, Komisioni miraton faljen dhe vazhdimin e procedurës së shuarjes për këta debitorë. Në rast të mosplotësimit të kushtit (pagesës jo të plotë të 50% të principalit apo mospagesës), debitori nuk miratohet për falje dhe shuarje të borxhit dhe njoftohet për këtë.”.