E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimi barnat te jene me pulle te dyfishte

Drejtori i Drejtorise Farmaceutike ne MSH Hysa pohon se barnave do tu shtohet pulla nese mund te blihen pa recete nese jane narkotike dhe elemente te tjere


Te gjithe barnat ne treg duhet te pajisen me nje pulle te dyfishte. Ne paketimet e barit duhet te jene dy pjese te bashkengjitura dhe te ndashme me lehtesi nga njera-tjetra.


Keshtu pervec pulles se sigurise qe eshte aktualisht Ministria e Shendetesise propozon qe barnave tu shtohet edhe nje pulle tjeter qe te tregoje elemente te tille nese mund te blihet pa receten e mjekut nese mund te ruhen ne frigorifer nese jane barna narkotike dhe plot elemente te tjere.


Drejtori i Drejtorise Farmaceutike ne Ministrine e Shendetesise Ahmet Hysa pohon se ky eshte nje propozim nga dikasteri i Shendetesise te cilin synojne ta perfshijne ne ligjin per barnat. Nderkohe ai shpjegoi edhe rendesine e pulles se dyfishte ne barnat farmaceutike.


Propozimi


Per barnat eshte propozuar qe kur te futen ne dogana ne pullen e sigurise te kete edhe elementet e kodifikimit i cili do te sherbeje nepermjet nje monitori qe do te sherbeje per deshifrimin e te gjitha te dhenave qe kane te bejne me ate produkt dhe te dhena te tjera qe japin detaje per fabrikuesin daten e skadences dhe elemente te tjera.


Keshtu u shpreh drejtori Hysa i cili pohoi se sipas ketij propozimi barnat do te kene pullen me pjesen e lexueshme dhe pullen me pjesen e kodifikuar. Po keshtu tek pjesa e dukshme nga te gjitha do te kete nje pjese te vecante me barna OTC qe tregon se bari mund te merret pa pasur nevoje per receten e mjekut.


Ne kete menyre pacientet duhet te orientohen nese barin do ta marrin me recete ose jo - pohon Hysa duke shtuar se pulla do te kete edhe nje simbol te vecante per rimbursim i cili eshte menduar se do te jete germa R dhe ne te njejten menyre pacienti informohet nese bari eshte i rimbursueshem apo edhe nese mund te perfitoje nga skema e rimbursimeve.


Nderkohe drejtori i Farmaceutikes Hysi shpjegon se per barnat qe eshte nevojshme te ruhen ne frigorifer do te jene nje simboli vecante qe eshte nje simbol ne formen e akullit qe rekomandon qe bari duhet te ruhet ne temperature 2 deri ne 8 grade dhe kjo eshte e rekomandueshme qofte per farmacite qofte per pacientet te cilet gjate perdorimit duhet ta ruajne frigorifer ne shtepi.


Ne rastin e barnave spitalore ne vend te cmimit do te vendoset Perdorim Spitalor. Ka edhe nje ndarje te vecante tek pulla e sigurise e cila do te kete nje shirit ose nje sfond me pulle te kuqe ose jeshile e cila sherben per te dalluar barnat narkotike apo psikotope te cilat kane nje kontroll te vecante jo vetem nga shteti yne por edhe nga vende te tjera - pohon Ahmet Hysa drejtori i Drejtorise se Farmaceutike ne Ministrine e Shendetesise.


Pjesa e lexueshme e Pulles

Emri i autoritetit leshues
Emri tregtar forme-dozen paketimin
mimin me pakice te barit ne lek
OTC - simbol qe tregon se bari mund te shitet pa recete
R - simbol qe tregon qe bari eshte i rimbursueshem
simbol qe tregon se bari duhet te ruhet ne temperature 2-8 grade
Nje shirit ose sfond me ngjyre jeshile qe tregon barnat psikotope dhe narkotike
Ne rastin e barnave spitalore ne vend te cmimit do te vendoset Perdorim Spitalor


Pjesa e Kodifikuar e pulles


Emertimi tregtar i barit
Emertimi xhenerik i barit
Forme-doza dhe paketimi
Data e prodhimit
Data e skandences
Numri i serise
Data e importit
Sasia e importuar per kete seri
Emri i subjektit importues te autorizuar vendas ose fabrikuesit vendas
Emri i kompanise Mbajtese te Autorizuar te Fabrikimit


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›