Arrestohet presidenti i Elbasanit, Arben Laze

Arben Laze, presidenti i ekipit të Elbasanit është arrestuar nga policia e antidrogës nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe organizim të grupit të strukturuar kriminal. Laze është vënë në pranga pas një operacioni të policisë e cila kishte mbajtur nën vëzhgim veprimtarinë e Lazes. Së bashku me Lazen në pranga janë vënë edhe i vëllai i tij Fation Laze dhe shtetasit nga Fieri Arben Prifti she Shkëlqim Hyzma. Personat në fjalë janë vënë menjëherë nën akuzën e trafikut të drogës dhe sipas policisë kanë funksionuar si grup i strukturuar criminal. Burime policore bënë të ditur se i gjithë grupi i të arrestuarve ishte nën hetim prej disa kohësh dhe mbahej nën vëzhgimin e agjentëve antidrogë të cilët kanë siguruar edhe provat e nevojshme për arrestimin e tyre. Ky është rasti i katërt që një president klubi futbolli vihet në prangat e policisë pas Mihal Delijorgjit kur ishte president i Dinamos dhe Myftar Çelës në kohën kur drejtonte Vllazninë dhe Albert Xhani, presidenit i Partizanit. Ndërkohë që tre presidentë klubesh janë vrarë ndër vite, dy presidentë të klubit të Tomorrit të Beratit,Adrian Çobo dhe Edmond Malollari si dhe Myftar Çela i Vllazinsë vrarë në Malin e Zi.