Buxheti konservator i Bodes, opozita e ‘sfumon’

"Buxheti është një buxhet konservator. Ka marrë në konsideratë zhvillimet aktuale dhe potencialet e ekonomisë. Është marrë parasysh dhe kriza në Eurozonë dhe potencialet e ekonomisë sonë", theksoi Bode.
Në p/buxhetin për vitin 2012, sipas Bodes, totali i të ardhurave parashikohet në nivelin e 355.8 miliardë lekë, me një rritje prej 7.9 % kundrejt vitit 2011, ose në nivelin 25.6 % të PBB. Shpenzimet totale buxhetore për vitin 2012 parashikohen në masën 396.9 miliardë lekë ose 28.5% e PBB. Shpenzimet kapitale për vitin 2012 parashikohen në masën 69.7 miliardë lekë, ose 5% të PBB.
"Shpenzimet kapitale si me financim të brendshëm, ashtu edhe të huaj, do të vazhdojnë të përqendrohen në sektorët prioritare të qeverisë si: infrastruktura, arsimi, shëndetësia, mbrojtja, bujqësia e zhvillimi rural", shtoi ministri. Por, deputetët socialistë, anëtarë të Komisionit, u shprehën skeptikë dhe theksuan se dhe vite të tjera qeveria ka prezantuar buxhet konservator, por draftet nuk kanë rezultuar aq optimistë. Deputetja Mimi Kodheli në diskutimin e saj për p/buxhetin 2012 solli argumenta që, sipas saj, qeveria nuk ka patur aspak në vëmendje krizën në eurozonë, duke hartuar këtë buxhet.
Ajo theksoi se në draft nuk sheh të pasqyruara rekomandimet e FMN. Sipas Kodhelit, borxhi publik sot është në shifrat 59.4 %, ndërsa në vitin 2012, tha ajo, do kapërcejë 60%. "Me këtë gjendje të ekonomisë nuk do të mund të ulet borxhi publik", deklaroi Kodheli. Por kjo u kundërshtua nga ministri Bode, cili nënvizoi se qeveria shqiptare e ka nën kontrolll borxhin publik.
Ai shtoi se ulja e borxhit mbetet prioritet edhe në buxhetin e vitit 2012. Duke u ndalur në planin e të ardhurave për vitin e ardhshëm, deputetja Mimi Kodheli tha se sërish qeveria do ta sjellë atë për rishikim vitin e ardhshëm. Ndërkohë, deputeti socialist, Arben Ahmetaj, u ndal edhe në tregues të tjerë, të cilët, sipas tij, vijnë në rënie gjatë viti 2012. "Eksporti i energjisë elektrikë parashikohet me rënie, të ardhurat buxhetore në terma relaë mbeten në të njëjtin nivel, ashtu si edhe investimet dhe shpenzimet për mbështetjen sociale", tha Ahmetaj. /Start/
2011-11-09 14:29