Rama: Kandidatura e Fullanit më e gabuara

Partia Socialiste, njoftoi në emër të kryetarit Rama, se Fullani është kandidatura.
“Mora dijeni me keqardhje për kandidaturën e zgjedhur nga Presidenti i Republikës për Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Në këndvështrimin e Partisë Socialiste nuk është kandidaturë e gabuar, është kandidatura më e gabuar. Mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë”, thekson Rama në reagim.
“Për interesin e financave kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme ku kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më parë. E kështu as Presidenti Topi bashkë me votuesit e mundshëm në Kuvend të kësaj kandidature 100% të gabuar, të mos kenë asnjë arsye të pendohen për këtë zgjedhje nga mënyra si mund të precipitojnë gjërat edhe për shkak të drejtimit e politizuar dhe të papërgjegjshëm të Bankës së Shqipërisë. Partia Socialiste do të votojë kundër kësaj kandidature”, vijon ai./Start/
2011-11-09 14:51